Politike

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit grek/ Majko: Qeveria e tij ndërtoi 3 kampe në Shqipëri në ndihmë të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova

Ai shton se qeveria greke me në krye Simitis ndërtoi tre kampe në Shqipëri në ndihmë të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova.

5 Janar 2025, 12:05 Nga M.B
Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit grek/ Majko: Qeveria e tij ndërtoi 3
Kostas Simitis

TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit grek, Kostas Simitis. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Majko thotë se 88-vjeçari ka një rol të veçantë në miqësinë shqiptaro-greke.

Ai shton se qeveria greke me në krye Simitis ndërtoi tre kampe në Shqipëri në ndihmë të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova. Majko thotë se Simitis respektonte dallimet dhe nuk i demonizonte ato duke shtuar se puna e tij ishte e ardhmja.

POSTIMI:

Kostas Simitis, ish kryeministri i Greqisë, ka ndruar jetë!

Cdokush është hero i historisë së tij personale por Kostas Simitis ka një rol të veçantë në miqësinë shqiptaro - greke!
Ai ka qenë në zyrën e kryeministrit të Greqisë gjatë kohës së Luftës së Kosovës dhe u bë protagonist i një politike të matur brenda vendit dhe ndihmues karshi shqiptarëve!

Qeveria e tij ndërtoi tre kampe në Shqipëri në ndihmë të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, dhe shmangu me qetësinë e tij karakteristike ekstremizmin periferik në shoqërinë greke! Kostas Simitis mund të karakterizohet si një njeri për të cilin ndjesitë nuk ishin fakte!

Me një formim kulturor greko-gjerman dhe po ashtu produkt i shkollës ekonomike të Londrës, Kostas Simitis bënte diferencë nga kultura e vjetër e sjelljes ballkanike! Ai respektonte dallimet dhe nuk i demonizonte ato! Puna e tij ishte e ardhmja!
Politika është një dhomë egoizmi por Kostas Simitis, doli prej saj i nderuar! Lamtumirë mik!

pandali majko

Sondazh

Poll