Politike

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Kostas Simitis, Meta: Ishte një personalitet i madh i politikës greke! Ngushëllime familjes dhe popullit të Greqisë

 Kreu i PL-së vlerëson kontributin e ish-kryeministrit në forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve tradicionale shqiptaro-greke. 

5 Janar 2025, 16:01 Nga r.ll
Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Kostas Simitis, Meta: Ishte një
meta, simitis

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu lidhur me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit grek, Kostas Simitis. 

Meta shprehet se Simitis ishte një personalitet i madh i politikës greke, jo vetëm si drejtues i PASOK-ut, por edhe si reformator i madh i përshpejtimit të integrimit europian të Greqisë. Kreu i PL-së vlerëson kontributin e ish-kryeministrit në forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve tradicionale shqiptaro-greke. 

"Me trishtim mësova për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Greqisë, Kostas Simitis. Kontributor për rrëzimin e juntës dhe luftëtar konseguent kundër diktaturave, Simitis ishte një personalitet i madh i politikës greke, jo vetëm si drejtues i PASOK-ut, por edhe si reformator i madh i përshpejtimit të integrimit europian të Greqisë. Kam patur kënaqësinë të bashkëpunonim dhe i mbetem mirënjohës për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve tradicionale shqiptaro-greke, bazuar mbi fqinjësinë e mirë dhe partneritet. Ngushëllime familjes Simitis dhe popullit grek për këtë humbje të madhe!", thuhet në reagimin e Metës. 

ilir meta kostas simitis

Sondazh

Poll