Politike

Ndërprerja e energjisë elektrike/ "Qytetet në errësirë totale", Berisha: Digat plotë! Shkaku vjedhjet!

Përmes një postimi në Facebook, Berisha bën qeverinë përgjegjëse për situatën.

5 Janar 2025, 20:49 Nga r.ll
Ndërprerja e energjisë elektrike/ "Qytetet në
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha bën qeverinë përgjegjëse për situatën. Ai shkruan se ndonëse digat në vendin tonë janë plotë, qytetarët janë sërish pa energji elektrike, për shkak të vjedhjeve të qeverisë sipas tij.

“Shqipëria në terr! Qyteti i Vlorës, Fierit, Durrësit, Lushnjës dhe Sarandës në “blackout,” errësirë totale. Digat plotë! Shkaku?! Vjedhjet! Sb”, thuhet në postimin e Berishës.

Ndërprerja e energjisë elektrike/ "Qytetet në

sali berisha

Sondazh

Poll