Politike

Berisha paraqitet të hënën në SPAK, PD njofton protestë para Prokurorisë së Posaçme: Jemi aty për të mbështetur të drejtën, ligjin dhe të vërtetën!

Paraqitja e parë e Berishës për muajin janar do të jetë këtë të hënë, 6 janar ndërsa PD ka njoftuar për protestë.

4 Janar 2025, 19:30 Nga N.F
Berisha paraqitet të hënën në SPAK, PD njofton protestë
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e hënë do të paraqitet në SPAK pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj ndaj tij. Berisha do të paraqitet në SPAK dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Paraqitja e parë e Berishës për muajin janar do të jetë këtë të hënë, 6 janar ndërsa PD ka njoftuar për protestë.

Në njoftimin e shpërndarë PD shprehrt se më 6 janar në orën 09:30 do të mobilizojnë të gjitha strukturat e degëve të Partisë Demokratike për të protestuar para SPAK-ut, si një vegël në duar të Edi Ramës për të persekutuar kundërshtarët politikë. PD më tej shprehet se do jenë aty për të mbështetur të drejtën, ligjin dhe të vërtetën, që janë në anën e Berishës.

Njoftimi i plotë:

Ditën e hënë në orën 9:30, mobilizojmë të gjitha strukturat e degëve të Partisë Demokratike për të protestuar para SPAK-ut, si një vegël në duar të Edi Ramës për të persekutuar kundërshtarët politikë. Ne do të jemi aty për të mbështetur të drejtën, ligjin dhe të vërtetën, që janë në anën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha.

Protesta do të nisë në orën 9:30 përpara selisë së SPAK-ut. Ju ftojmë të gjithë të jeni prezent për të qëndruar të bashkuar në mbështetje të kauzës tonë. Faleminderit!

berisha spak

Sondazh

Poll