Aktualitet

Vrasja në Shkodër/ 33-vjeçari ishte kthyer nga Belgjika, jetoi atje për një vit

Bëhet me dije se 33-vjeçari ka jetuar në Belgjikë për gati një vit.

5 Janar 2025, 09:45 Nga M.B
Vrasja në Shkodër/ 33-vjeçari ishte kthyer nga Belgjika, jetoi
Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODRA- Detaje të reja nga vrasja në Shkodër nga ku mësohet se viktima, Ramzan Mataj ishte kthyer nga Belgjika. Bëhet me dije se 33-vjeçari ka jetuar në Belgjikë për gati një vit. Ndërkohë, policia po heton nëse ka pasur konflikte në Belgjikë.

Njoftimi:

Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

shkodra

Sondazh

Poll