Sport

Arsenali bën hap fals, Arteta: "Jam i zhgënjyer me rezultatin. Penalltia për Brighton? Nuk kam parë kurrë diçka të tillë"

“E nisëm mire, por më pas nuk i bëmë gjërat e thjeshta sa duhet për të qenë në krye të lojës dhe për të pasur dominimin që na duhej”.

5 Janar 2025, 09:00 Nga DOSJA

Arsenali bën hap fals, Arteta: "Jam i zhgënjyer me rezultatin.

ANGLI - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta foli kështu në ‘BBC Match of the Day’, pas barazimit 1-1 në Brighton: “Së pari, jam i zhgënjyer me rezultatin dhe mbi të gjitha sepse e nisëm mjaft mirë ndeshjen dhe shënuam një gol të mirë.

Më pas na mungoi kontrolli, humbëm topin dhe nuk i bëmë gjërat e thjeshta sa duhet për të qenë në krye të lojës dhe për të pasur dominimin që na duhej”.

Për penalltinë e Brightonit? "Ne jemi vërtet të zhgënjyer me vendimin që çoi në gol, sepse nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Ai madje nuk e preku kundërshtarin."

Për paraqitjen në pjesën e dytë? “Ne bëmë shumë gjëra jo në mënyrën më të mirë me topin, kështu që nuk patëm moment. Ne pranuam një rast kur ishin 10 lojtarë në fushë dhe mendoj se ne duhet të bëjmë shumë më mirë se sot që për fat të keq humbëm dy pike”.

Për Ethan Nwaneri? "Lajm vërtet i keq, sepse mendoj se e humbëm. Ne u desh ta zëvendësonim në gjysmë të ndeshjes për shkak të disa problemeve muskulore".

Arsenali vazhdon të renditet në vendin e dytë (40), me pesë pike më pak nga Liverpool, që ka dy ndeshje më pak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll