Sport

ZYRTARE/ Partizani prezanton blerjen e parë, një bjellorus firmos për “Demat e Kuq”

Dmitri Podstrelov është zyrtarisht lojtari i Partizanit. Ai ka firmosur kontratë për 1 vit e gjysëm me “Demat e Kuq”, teksa është prezantuar nga të drejtori sportiv Arbër Abilialiaj.

5 Janar 2025, 08:30 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Partizani prezanton blerjen e parë, një bjellorus firmos

TIRANE - Sulmuesi bjellorus Dmitri Podstrelov ka mbyllur kontratën me Dinamo Minsk, duke iu bashkuar Partizanit si një lojtar i lirë, teksa vjen me një eksperiencë të konsiderueshme mbi supe. 26-vjeçari luan si sulmues i djathtë, por mund të bëjë mirë edhe si fantazist.

Podstrelov numëron plot 14 ndeshje me kombëtaren bjelloruse, teksa në të shkuarën ka luajtur me klube si BATE Borisov, apo Shaktjor Soligorsk. Para dy vitesh ai luante me BATE-n kundër Partizanit në Champions League.

Njoftimi zyrtar i klubit: 

Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Dzmitri Padstrelau. Sulmuesi nga Bjellorusia bashkohet me të kuqtë, pas eksperiencës së fundit te Dinamo Minsk. 26 vjeçari në karrierën e tij ka qenë pjesë edhe e Dnjepër Mogilev, Shaktjor Soligorsk, Kaspi Aktau dhe Bate Borisov. Podstrelov ka firmosur me Partizanin një kontratë për një vit e gjysëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll