Bota

Bie në det një avion në Australi, të paktën dy viktima nga ngjarja, autoritetet: Ende nuk janë identifikuar zyrtarisht

Mediat e huaja raportojnë se nga kjo ngjarje, dy persona kanë humbu jetën.

5 Janar 2025, 08:26 Nga M.B
Bie në det një avion në Australi, të paktën dy viktima
Foto nga vendi i ngjarjes

AUSTRALIA- Një avion është rrëzuar të shtunën pranë brigjeve të qytetit Nabaka Heads, rreth 400 kilometra në veri të Sidneit në Australi. Mediat e huaja raportojnë se nga kjo ngjarje, dy persona kanë humbu jetën.

Shërbimet e urgjencës iu përgjigjën raporteve të një përplasjeje avioni në ujëra, afërsisht 1.5 km në jug të Nambucca Heads në Coffs Coast pak pas orës 16:00. Gjithashtu raportohet se një dëshmitar i tha policisë se pa një aeroplan të lehtë që po zbriste në det pranë Nambucca Heads.

"Piloti dhe pasagjeri i avionit vdiqën në vendngjarje dhe ende nuk janë identifikuar zyrtarisht," tha një zëdhënës i policisë NSW të shtunën mbrëma. 

Ndërkohë Policia dhe Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit po hetojnë rrethanat e aksidentit. 

australia

Sondazh

Poll