5 Janar 2025, 07:31
Nga M.B
Giorgia Meloni dhe Donald Trump
SHBA- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka udhëtuar për në Florida të SHBA-ve, për një takim me presidentin e sapozgjedhur Donald Trump. Sipas mediave të huaja, anëtarët e resortit Mar-a-Lago të Trump e mirëpritën Melonin me duartrokitje pas një prezantimi nga presidenti i zgjedhur. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Meloni shihet në sallën e hyrjes së rezidencës së Trump së bashku me presidentin e zgjedhur, sekretarin e ardhshëm të shtetit Marco Rubio dhe sekretarin e ardhshëm të thesarit Scott Bessent.

Kryeministrja shoqërohej nga ambasadorja në SHBA Mariangela Zappia. Bashkë me ta ishte edhe këshilltari i ardhshëm i sigurisë kombëtare, Mike Waltz si dhe ambasadori i ardhshëm i SHBA në Itali, Tilman Fertitta. Sipas një gazetari të Wall Street Journal, Trump tha se “Meloni ka pushtuar vërtet Europën”.
“Është shumë emocionuese, unë jam këtu me një grua të mrekullueshme, kryeministren e Italisë”, citohet të ketë thënë Trump.
Udhëtimi i saj vjen disa ditë përpara se ajo të takohet me Presidentin e SHBA Joe Biden gjatë një vizite në Romë nga e enjtja deri më 12 janar. Ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje të takimit të tyre, sipas mediave të huaja, Meloni kishte planifikuar të fliste me Trump për luftën e Rusisë në Ukrainë, çështjet tregtare, Lindjen e Mesme dhe gjendjen e vështirë të një gazetareje italiane të arrestuar në Teheran.
giorgiameloni donald trump
Bota
4 Janar 2025, 22:43
N.F
Clinton dhe Biden
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden mbajti këtë të shtunën një ceremoni në Shtëpinë e...
Bota
4 Janar 2025, 22:36
N.F
Linda McMahon
SHBA- Ashtu si shumë prej të përzgjedhurve nga Presidenti i ardhshëm Donald Trump për të shërbyer në ...
Bota
4 Janar 2025, 21:44
N.F
Soros dhe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden ka nderuar me Medaljen Presidenciale të Lirisë për kontribute filantropike miliarderin ...
Bota
4 Janar 2025, 20:51
N.F
Karl Nehammer
AUSTRI- Kancelari austriak, Karl Nehammer ka njoftuar mbrëmjen e sotme se negociatat për koalicion mes partisë që dr...
Bota
4 Janar 2025, 20:46
N.F
Foto ilustruese
EVROPË- Çmimet e gazit në Evropë janë rritur pasi Ukraina ndaloi kalimin e gazit rus përmes territorit t&eu...
Bota
4 Janar 2025, 20:28
N.F
Makina e funeralit
SHBA- Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia, ku ai vdi...
Bota
4 Janar 2025, 20:00
N.F
Blinken
SHBA- Departamenti i Shtetit informoi Kongresin mbi planifikimin për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollar&...
Bota
4 Janar 2025, 19:30
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Mediat sociale shpërthyen në zemërim të shtunën në mëngjes pas lajmit se presidenti amerikan,...
Bota
4 Janar 2025, 19:21
N.F
Princi William
SHBA- Edward Pettifer është një nga viktimat e sulmit terrorist të regjistruar më 1 janar në New Orleans. 31-v...
Bota
4 Janar 2025, 18:32
N.F
Ngrohëset në lokale
BARCELONË- Qyteti i Barcelonës e ka nisur vitin 2025 me vendime të reja. Që nga 1 janari nuk ka m&eu...