Bota

"Nuk ka kuptim të vazhdohet për hir të së ardhmes", Karl Nehammer jep dorëheqjen nga posti i kancelarit austriak dhe kreut të partisë: Negociatat mes OVP dhe SPO-së kanë dështuar

Nehammer më tej vuri në dukje se forcat shkatërruese brenda SPO-së po marrin rol kyç dhe se OVP nuk do të mbështesë programe që, sipas tij janë armiqësore ndaj ekonomisë, konkurrencës dhe vendeve të punës.

4 Janar 2025, 20:51 Nga N.F
"Nuk ka kuptim të vazhdohet për hir të së
Karl Nehammer

AUSTRI- Kancelari austriak, Karl Nehammer ka njoftuar mbrëmjen e sotme se negociatat për koalicion mes partisë që drejton, Partia Popullore e Austrisë (OVP) dhe asaj Social Demokrate të Austrisë (SPO) përfundimisht kanë dështuar. Në të njëjtën kohë, ai njoftoi largimin nga kreu i OVP dhe posti i kancelarit.

“Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet deri më tani, por një marrëveshje për çështjet kryesore nuk ishte e mundur. Në rrethana të tilla, nuk ka kuptim të vazhdohet për hir të së ardhmes pozitive të Austrisë”, tha Nehammer në një video-fjalim të shkurtër.

Nehammer më tej vuri në dukje se forcat shkatërruese brenda SPO-së po marrin rol kyç dhe se OVP nuk do të mbështesë programe që, sipas tij janë armiqësore ndaj ekonomisë, konkurrencës dhe vendeve të punës. Ai shtoi se duhet të jetë i gatshëm për kompromise në negociata, por jo në kurriz të interesave të qytetarëve.

“Unë e kam bërë gjithmonë të qartë se nuk do të mbështes taksat që dëmtojnë vendin tonë. Unë e kam mbajtur fjalën time”, theksoi Nehammer, duke shtuar se ai po largohet për të lehtësuar një transferim të rregullt të pushtetit.

 

karl nehammer

Sondazh

Poll