4 Janar 2025, 22:36
Nga N.F
Linda McMahon
SHBA- Ashtu si shumë prej të përzgjedhurve nga Presidenti i ardhshëm Donald Trump për të shërbyer në kabinetin e tij qeveritar, e emëruara për postin e drejtueses së Departamentit të Arsimit, Linda McMahon, ka qenë një mbështetëse kryesore dhe donatore për fushatën zgjedhore. Pothuajse gjatë pjesës më të madhe të karrierës së saj, ajo ndihmoi për të drejtuar biznesin e spektaklit sportiv World Wrestling Entertainment. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Laurel Bowman, megjithëse analistët dhe arsimtarët thonë se e shikojnë si të kufizuar eksperiencën e saj në arsim, pritet që nën drejtimin e saj të ketë ndryshime të rëndësishme.
Gjatë mandatit të parë të Presidentit Donald Trump, Linda McMahon drejtoi Administratën e Biznesit të Vogël. E emëruara tashmë për drejtuese e Departamentit të Arsimit, ka shërbyer si anëtare bordi në një kolegj privat dhe për pak kohë në një bord shtetëror arsimor. Disa analistë shprehen të shqetësuar.
“Ajo sigurisht që nuk ka shumë përvojë në lidhje me arsimin, qoftë në nivelin e arsimit bazë, apo në nivelin e arsimit të lartë, krahasuar me sekretarët e mëparshëm të arsimit”, thotë analistja Rachel Perera, nga Instituti Brookings.
Por shumë analistë konservatorë thonë se ajo do të arrijë ta riorganizojë këtë departament dhe të kufizojë autoritetin e tij, që është ajo çfarë ata dëshirojnë.
"Departamenti i Arsimit nuk ka nevojë të drejtohet nga një arsimtare. Mendoj se kemi nevojë për një drejtuese me përvojë ... dikush që di të menaxhojë njerëzit, të realizojë gjërat, t'i mbajë njerëzit përgjegjës, të kuptojë rezultatet dhe raportimin e rezultateve”, thotë analistja Erika Donalds, nga Fondacioni Heritage.
Përgjegjësitë e departamentit përfshijnë menaxhimin e programeve federale të huave studentore dhe bursave për arsimin e lartë, mbikëqyrjen e të drejtave civile dhe shpërndarjen e fondeve për studentët me të ardhura të ulëta. Disa arsimtarë shqetësohen se arsimi publik do të jetë në rrezik nën administratën e re dhe se pasojat do t’i ndjejnë studentët më të pambrojtur.
“Studentët me aftësi të kufizuara, studentët e komunitetit LGBTQ+, nga komunitetet me ngjyrë dhe indigjenët. Studentët tanë që jetojnë në varfëri duke e bërë arsimin e lartë më të shtrenjtë dhe më të paarritshëm për familjet e klasës së mesme”, thotë sindikalistja Becky Pringle, presidente e Shoqatës Kombëtare të Arsimit.
Shumë konservatorë thonë se departamenti është burokratik dhe joefektiv dhe se duhet shkrirë. Kjo nuk ka gjasa që të ndodhë, por ndryshimi po vjen, thonë analistët nga të dyja anët e spektrit politik.
"Ajo që shoh se do të ndodhë gjatë katër viteve të ardhshme është në të vërtetë një dobësim i ndjeshëm i departamentit dhe realisht largimin e qeverisë federale nga sektori i arsimit, sa më shumë që të jetë e mundur", thotë analistja Donalds.
"Ju e dini se administrata e ardhshme Trump, mendoj unë, beson në shkurtimin e shumë fondeve federale në të gjitha programet", thotë Wesley Whistle, analiste me institutin liberal “Amerika e Re”.
Analistët nga të dyja palët mund të bien dakord për promovimin e arsimit teknik si një alternativë ndaj universitetit tradicional.
“Shumë të diplomuar nga shkollat e mesme, shumë punëtorë duan më pak një diplomë kolegji katërvjeçare dhe më shumë llojet e programeve përgatitore që do t'i ndihmojë ata të gjejnë punë më të mira, që do t'i ndihmojë ata të kenë jetë më të suksesshme. Tani për tani, mund të jetë vërtet e vështirë të përdoren shumë fonde federale për arsimin e lartë në disa nga këto programe”, thotë Frederick Hess, nga Instituti Amerikan i Sipërmarrjes.
Një departament arsimor i udhëhequr nga republikanët mund të pritet që gjithashtu të përpiqet të zhbëjë politikat e mbështetura nga Presidenti aktual Joe Biden, të tilla si mbrojtja për studentët transgjinorë.
“Departamenti ka luajtur shumë rol në mosmarrëveshjet për gjininë në shkollat e Amerikës, duke i inkurajuar ato të miratojnë politika që theksojnë gjininë dhe jo seksin biologjik. Unë mendoj se administrata Trump ka të ngjarë ta ndryshojë krejtësisht drejtimin për këtë”, thotë zoti Heiss.
Emërimi i zonjës McMahon do të duhet të miratohet nga Senati. Analistët presin që emërimi i saj të kalojë me sukses, pasi Senati ka një shumicë republikane dhe do t’i duhet ndërkohë të merret me përzgjedhje të tjera më të debatueshme për anëtarë të kabinetit të ri qeveritar./VOA
linda mcmahon
Bota
4 Janar 2025, 21:44
N.F
Soros dhe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden ka nderuar me Medaljen Presidenciale të Lirisë për kontribute filantropike miliarderin ...
Bota
4 Janar 2025, 20:51
N.F
Karl Nehammer
AUSTRI- Kancelari austriak, Karl Nehammer ka njoftuar mbrëmjen e sotme se negociatat për koalicion mes partisë që dr...
Bota
4 Janar 2025, 20:46
N.F
Foto ilustruese
EVROPË- Çmimet e gazit në Evropë janë rritur pasi Ukraina ndaloi kalimin e gazit rus përmes territorit t&eu...
Bota
4 Janar 2025, 20:28
N.F
Makina e funeralit
SHBA- Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia, ku ai vdi...
Bota
4 Janar 2025, 20:00
N.F
Blinken
SHBA- Departamenti i Shtetit informoi Kongresin mbi planifikimin për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollar&...
Bota
4 Janar 2025, 19:30
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Mediat sociale shpërthyen në zemërim të shtunën në mëngjes pas lajmit se presidenti amerikan,...
Bota
4 Janar 2025, 19:21
N.F
Princi William
SHBA- Edward Pettifer është një nga viktimat e sulmit terrorist të regjistruar më 1 janar në New Orleans. 31-v...
Bota
4 Janar 2025, 18:32
N.F
Ngrohëset në lokale
BARCELONË- Qyteti i Barcelonës e ka nisur vitin 2025 me vendime të reja. Që nga 1 janari nuk ka m&eu...
Bota
4 Janar 2025, 17:56
N.F
Kore e Jugut
KORE E JUGUT- Hetuesit e Koresë së Jugut i kërkuan përsëri Presidentit në detyrë të vendit të sht...
Bota
4 Janar 2025, 17:26
N.F
Foto ilustruese
ETIOPI- Tërmetet e shumta dhe të njëpasnjëshme të cilat kanë goditur dje dhe sot Etiopinë kanë...