Politike

Vendimi i Apelit të GJKKO-së për kreun e PD-së/ "Nuk e prisnim", Gjokutaj: Për Berishën nuk ka asnjëlloj problemi

Gjokutaj u shpreh se vendimi ishte i papritur, duke shtuar se më herët Berisha kishte qëndruar për 11 muaj në arrest shtëpie dhe më pas të gjitha masat ndaj tij ishin revokuar.

3 Janar 2025, 17:37 Nga r.ll
Vendimi i Apelit të GJKKO-së për kreun e PD-së/ "Nuk e
genc gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka folur sërish lidhur me vendimin e Apelit të GJKKO-së që caktoi masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për kreun e PD-së, Sali Berishën. 

I ftuar në News24, Gjokutaj u shpreh se vendimi ishte i papritur, duke shtuar se më herët Berisha kishte qëndruar për 11 muaj në arrest shtëpie dhe më pas të gjitha masat ndaj tij ishin revokuar. Ai tha se për Berishën vendimi nuk përbën asnjë lloj problemi sepse beteja e tij është pa kthim.

"Për Berishën vendimi nuk ka asnjëlloj problem sepse betejën e ka nisur pa kthim. Sigurisht që të gjithë e kuptojnë këtë mazhorancë të kalbur që jep urdhra ndaj gjykatës. Është një situatë e destabilizuar politikisht, ku këta (mazhoranca) e kanë një këmbë në varr dhe vazhdojnë të godasin. Berisha asnjëherë nuk gabon me vendimet e tij në aspektet e kushtetueshmërisë. Nuk mund të gjykohet si një person i zakonshëm. Ai është komplet i aftë të vlerësojë është çështjet që janë personale.", u shpreh Gjokutaj. 

genc gjokutaj sali berisha

Sondazh

Poll