Politike

Apeli i GJKKO-së i caktoi masën "detyrim paraqitje"/ Berisha: Vendim pa asnjë bazë ligjore, por do ta zbatoj

Berisha tha se do ta respektojë masën e vendosur ndaj tij dhe u shpreh se tashmë çështjen e ka dërguar edhe në gjykatën e Strasburgut.

3 Janar 2025, 15:28 Nga r.ll
Apeli i GJKKO-së i caktoi masën "detyrim paraqitje"/
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi Apeli i GJKKO-së, i caktoi masën "detyrim paraqitje" dhe rrëzoi ankimimin e SPAK për rikthimin e arrestit në shtëpi.

Berisha e ka cilësuar masën si vendim pa asnjë bazë ligjore dhe si përpjekje e SPAK "për të justifikuar veprat e tyre".

“Vendim pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama, përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet SKAPI i partisë për të justifikuar veprën e tyre”, tha Berisha.

I pyetur nëse do ta respektojë masën e vendosur ndaj tij, Berisha tha se po dhe u shpreh se tashmë çështjen e ka dërguar edhe në gjykatën e Strasburgut.

“Unë çështjen e kam në Strasburg, vendimin do e respektoj sepse çështja siç dihet është në gjykatën e Strasburgut dhe kjo i shtohet dosjes”, tha ai.

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi sot kërkesën e SPAK për caktimin e masës "arrest shtëpie" ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha duke vendosur masën "detyrim paraqitje" dy herë në muaj. Seanca, që u drejtua nga gjyqtari i posaçëm, Engert Pëllumbi, nisi pak pas orës 10:00 teksa në sallë ndodhej dhe avokati i kryedemokratit, Genc Gjokutaj.

Thuajse tre javë më parë, SPAK apeloi në Apelin e Posaçëm lirimin e kreut të PD-së Sali Berisha nga "arresti shtëpiak" dhe kërkoi rikthimin e masës. Berisha është liruar nga masa "arrest shtëpie" më 27 nëntor 2024.  Ky vendim u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj deklaroi atë ditë se ndaj Berishës nuk është caktuar asnjë masë tjetër sigurie. Ai shtoi po atë ditë se Prokuroria kërkoi që Berisha të qëndronte në "arrest shtëpie".

sali berisha apeli i gjkko

Sondazh

Poll