Aktualitet

I morën një shtetasi 3 mijë euro për favorizim në gjykatë/ Lihet në burg polici Shuip Cami, oficeri i prokurorisë në detyrim paraqitje

Sipas prokurorisë, Puca duke qenë në dijeni të komunikimeve me përmbajtje korruptive, ai nuk ka kryer në kohën e duhur ndonjë veprim për referimin e tyre në prokurorinë përkatëse, por ka vepruar pothuaj dy vite më vonë.

31 Dhjetor 2024, 10:02 Nga E. D
I morën një shtetasi 3 mijë euro për favorizim në
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e posaçme ka lënë në burg Shuip Camin, oficerin e policisë gjyqësorë në policinë e Dibrës dhe detyrim paraqitje për Aldo Pucën pasi dyshohen se i ka marrë një shtetasit një shumë prej 3 mijë euro për ta fovorizuar në një procedure gjyqësore.

Prokurorja Dorina Bejko gjatë hetimeve ka konstatur se personi tjetër Aldo Puca në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, i ngarkuar me hetimin e çështjes penale në ngarkim të shtetasit A.Sh., me veprimet dhe mosveprimet e tij nuk ka pëmbushur në mënyrë të rregullt detyrën ligjore.

Sipas prokurorisë, Puca duke qenë në dijeni të komunikimeve me përmbajtje korruptive, ai nuk ka kryer në kohën e duhur ndonjë veprim për referimin e tyre në prokurorinë përkatëse, por ka vepruar pothuaj dy vite më vonë. Ndërsa ndaj Camit, SPAK i ka ngritur akuzën e “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë ku denimi shkon deri në 10 vite.

shuip cami aldo puca

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Dhjetor 2024, 07:26 r.ll

Fituesit dhe humbësit e 2024-s

foto ilustruese TIRANË- Ekonomia vendase mori pak frymë për të dytin vit radhazi në vitin 2024, duke lënë pas vësht...