Aktualitet

Detaje nga vrasja e 82-vjeçarit në Durrës, autori shkoi për t’i kërkuar para, kamerat e sigurisë fiksuan lëvizjet e autorit

Nga hetimet dyshohet se autori, 39-vjeçari i identifikuar si Fation Janina kishte shkuar në banesën e të moshuarit, për ti kërkuar atij para, por Gina nuk i kishte dhënë.

31 Dhjetor 2024, 09:36 Nga E. D
Detaje nga vrasja e 82-vjeçarit në Durrës, autori shkoi
foto ilustruese

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 82-vjeçarit, Paulin Gina një natë më parë në banesën e tij në Durrës. Nga hetimet dyshohet se autori, 39-vjeçari i identifikuar si Fation Janina kishte shkuar në banesën e të moshuarit, për ti kërkuar atij para, por Gina nuk i kishte dhënë. Më pas Janina e ka goditur me sende të forta dhe thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta.

Gjithashtu shenjat ne trup dhe mënyra sesi është kryer vrasja kane çuar policinë në dyshimet se Janina ka qene person qe njihet me 82-vjeçarin. Ndërsa nga pamjet e kamerave te sigurisë të një karburanti ngjitur është konstatuar lëvizja e fundit e viktimës dhe hyrjet e daljet e vetme qe kane ndodhur ne pallat gjate kësaj fashe orare, që kanë qenë ato të fqinjëve.

Autori 39-vjeçar ishte i akuzuar për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij. Po ashtu gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.

paulin gina fation janina

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Dhjetor 2024, 07:26 r.ll

Fituesit dhe humbësit e 2024-s

foto ilustruese TIRANË- Ekonomia vendase mori pak frymë për të dytin vit radhazi në vitin 2024, duke lënë pas vësht...