Aktualitet

EMRI/ U gjet në banesë i masakruar me thikë, ja kush është 82-vjeçari në Durrës

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit.

30 Dhjetor 2024, 22:28 Nga M.B
EMRI/ U gjet në banesë i masakruar me thikë, ja kush
Foto ilustruese

DURRËS- Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Durrës. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për 82-vjeçarin Paulin Gina i cili sipas të dhënave paraprake ka disa plagë thike në pjesën e fytyrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit.

Mësohet se ai jetonte i vetëm në banesë, pasi të afërmit i i kishte në Itali. Kanë qenë familjarët e tij, të cilët e kanë telefonuar, por 82-vjeçari nuk është përgjigjur. Ndërkohë, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit.

 

durres

Sondazh

Poll