Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Arratisen nga qendra e pritjes 10 emigrantë të huaj, Policia në alarm në Karreç

Mësohet se personat e arratisur janë emigrantë te huaj te kapur ilegalisht në vendin tonë.

30 Dhjetor 2024, 14:21 Nga I.A

EKSKLUZIVE/ Arratisen nga qendra e pritjes 10 emigrantë të huaj,

DURRËS- Dosja.al mëson nga burime ekskluzive se 10 persona janë arratisur nga qendra e pritjes në Karreç të Durrësit. Mësohet se personat e arratisur janë emigrantë te huaj te kapur ilegalisht në vendin tonë.

Burimet e Dosja.al bëjnë me dije se emigrantët janë arratisur mbrëmjen e sotme nga ‘Qendra e Mbyllur për të Huajt’. Ndërkohë që policia e Durrësit dhe autoritetet në Tiranë janë vënë në alarm, pas arratisjes.

Ende nuk dihet mënyra e arratisjes, apo nëse kanë patur ndihmë emigrantët për tu larguar nga qendra, e cila është nën kontrollin e Policise së Shtetit. Por kjo vë në pikëpyetje sigurinë e kësaj qendre, që duhet të funksionoj për të mbrojtur qytetarët shqiptarë si dhe vetë emigrantët./Dosja.al

Sondazh

Poll