30 Dhjetor 2024, 22:19
Nga M.B
Shqipëri, mbështetje për mësimin në shkolla mbi krimet e komunizmit
TIRANA- Unioni Mbarëkombëtar për Integrimin e ish-të Burgosurve Politikë të Shqipërisë përshëndeti sot rezolutën e miratuar ditët e fundit nga Kongresi Amerikan mbi mësimin në shkolla të vertetës rreth komunizmit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ish të burgosurit politik u shprehën se qeveria, opozita dhe parlamenti shqiptar nuk kanë bërë sa duhet për dënimin e krimeve të komunizmit.
Unioni Mbarëkombëtar për Integrimin e ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politik të Shqipërisë përshëndeti rezolutën e miratuar ditët e fundit nga Kongresi Amerikan “Akt vendimtar për mësimin e të vertetës rreth komunizmit në shkollat amerikane”.
Kryetari i Unionit, Besim Ndregjoni, tha gjatë një takimi të zhvilluar sot në mjediset e Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër se rezoluta, e miratuar me votat e demokratëve dhe republikanëve, synon që rinia të mësojë mbi të kaluarën me qëllim që të mos përsëritet dhe që kombet të mos njohin më krime ideologjike.
“Në emër të familjarëve të 6 mijë të zhdukurve, të 34 mijë të burgosurve politik që kanë bërë 917 vite burg, në emër të 60 mijë familjeve të internuara politikisht shpreh solidarizimin edhe mbështetjen dhe falenderimin më të thellë për Kongresin Amerikan, i cili, para disa ditësh, miratoi rezolutën për studimin e krimeve të komunizmit në shkollat amerikane”, tha ai.
Në deklaratën e tij zoti Ndregjoni theksoi se, mbas rezolutës së Kongresit Amerikan, është koha që politika dhe institucionet e shtetit shqiptar të turpërohen që nuk i kanë kërkuar falje popullit shqiptar, viktimave të komunizmit dhe qendrestarëve antikomunist.
“Besoj edhe shpresoj se kjo rezolutë e Kongresit Amerikan të jetë një këmbanë alarmi për shtetin shqiptar, për institucionet e shtetit shqiptar, për klasën politike shqiptare që kanë 34 vite që heshtin dhe nuk e dënojnë krimin dhe, mbi të gjitha, me heshtjen ata bëhen palë me krimin komunist. Rinia shqiptare, ashtu si rinia amerikane, duhet të mësojë për këto krime, që të mos përsëritet historia”, deklaroi ai.
Kryetari i Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e ish të Burgosurve Politik të Shqipërisë, Besim Ndregjoni, tha ndër të tjera se qeveria, opozita dhe parlamenti vazhdojnë të heshtin për dënimin e krimeve të komunizmit dhe se Unioni po ndjek me vëmendje situatën politike në vend./ VOA
shkolla mbi krimet e komunizmit
Aktualitet
30 Dhjetor 2024, 22:02
ZH.LL
Ina-Parashqevi Simaku-aktori
SHBA- Mbesa e këngëtares ikonë, Parashqevi Simaku, Ina Simaku, ka hedhur akuza të forta ndaj aktorit ...
Aktualitet
30 Dhjetor 2024, 21:53
ZH.LL
TIRANË- Në vitin 2020, pas 10 vitesh ndërprerje, nisi viti akademik për Akademinë Ushtarake. Një ushtarak denoncon në ...
Aktualitet
30 Dhjetor 2024, 21:34
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, tha se SPAK ka dy fusha ku vepron luftën ndaj korrupsionin në nivele të larta dhe luft&e...
Aktualitet
30 Dhjetor 2024, 21:15
ZH.LL
Range Rover
MALI I ZI- Një shqiptar është ndaluar në hyrje të Malit të Zi, në vendkalimin e Bozhajt. Shqiptarit me ...
Aktualitet
30 Dhjetor 2024, 21:22
M.B
Ismail Kadare
TIRANA- Ismail Kadare: Gjiganti i letërsisë shqipe
Ismail Kadare, një nga shkrimtarët më të përkthye...
Aktualitet
30 Dhjetor 2024, 21:10
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Një qytetare është drejtuar në “Stop” në Tv Klan me ankesën lidhur me ila&cc...
Aktualitet
30 Dhjetor 2024, 20:59
ZH.LL
LAÇ- Pesë vite nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019’ës ,18 familje të pallatit 136 në Laç vazhdojnë t...
Aktualitet
30 Dhjetor 2024, 20:55
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KUKËS- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit” nga ku mësohe...
Aktualitet
30 Dhjetor 2024, 19:01
ZH.LL
qafe thane
QAFË THANË- Pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës po përballet me shtimin e fluksit të lëvizjes së ...
Aktualitet
30 Dhjetor 2024, 18:53
E. D
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka njoftuar se pas mbledhjes së sotme të qeveris se çdo punonjës i Policisë s&...