Sport

Dhurata e një fëmije, që emocionoi Lamine Yamal gjatë vizitës së Barçës në një spital…

Një fëmijë i shtruar në spital, kishte përgatitur një surprizë, që i bëri përshtypje dhe e emocionoi yllit të ri katalanas: ishte një vizatim i bërë me saktësinë e një gjeniu.

30 Dhjetor 2024, 18:26 Nga DOSJA

Dhurata e një fëmije, që emocionoi Lamine Yamal gjatë

SPANJE - Të dielën, lojtarët dhe trajnerët e Barçës shkuan në spitale të ndryshme, për të vizituar fëmijët e shtruar me sëmundje, apo fatkeqësi të ndryshme, për t’u dhënë atyre dhurata nga klubi i Barçës dhe për t'i uruar festat e fundvitit.

Ka pasur momente emocioni kur të vegjlit kanë takuar idhujt e tyre, ndonëse edhe futbollistët janë prekur nga reagimet e fëmijëve. Kështu ndodhi edhe me Lamine Yamal, ende një adoleshent 17-vjeçare.

Ai shkoi në spitalin Vall d'Hebron me trajnerin Hansi Flick, zv.presidentin Rafa Yuste, drejtorin e Fundació Marta Segú dhe shokët e tij Alejandro Balde, Pau Cubarsí dhe Sergi Domínguez.

Në një nga dhomat, Lamine Yamal e priste një fëmijë me një dhuratë shumë të veçantë: një vizatim të anësorit të Barçës, i bërë me mjeshtërinë dhe saktësinë e një gjeniu të ardhshëm. Fituesi i ‘Golden Boy’ ka pozuar pranë ‘piktorit të talentuar’ pa u kuptuar se kush e admironte më shumë njeri tjetrin.

Rrjetet sociale të FC Barcelona, ​​por edhe ato të Fondacionit, kanë mbuluar momentin. “Shumë forcë kampion”, i uruan të voglit. Vetë edhe Lamine Yamal ka publikuar imazhin me heroin e ttij të vogël në Instagram.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll