Milani kontaktoi Sarrin përpara Conceiçãos, ja pse dështuan negociatat!
ITALI - Sergio Conceição është zëvendësuesi i Paulo Fonseca-s në stolin e Milanit, por gjërat në shtëpin&e...
Trajneri i PAOK-ut është pezulluar për 4 muaj pas incidenteve që ndodhën në përfundim të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Greqisë kundër AEK Athinës, e luajtur më 18 dhjetor dhe e humbur 1-0 nga skuadra e Selanikut.
GREQI - Një dënim shembullor është vendosur nga Federata Greke e Futbollit ndaj Răzvan Lucescu-t, djali i trajnerit veteran shumë të njohur, Mircea Lucescu. Trajneri i PAOK-ut është pezulluar për 4 muaj pas incidenteve që ndodhën në përfundim të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Greqisë kundër AEK Athinës, e luajtur më 18 dhjetor dhe e humbur 1-0 nga skuadra e Selanikut.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në parkingun nëntokësor të stadiumit: një tifoz i AEK-ut dhe dy djemtë e tij nisën të provokonin delegacionin e PAOK-ut dhe në atë moment disa anëtarë të stafit teknik, përfshirë trajnerin rumun, sulmuan fizikisht tre personat.
Sipas pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë, Lucescu dyshohet se ka sulmuar njërin nga dy djemtë. Pamjet, natyrisht, janë dorëzuar në komisionin disiplinor të Federatës Greke të Futbollit. Sipas ‘gazzetta.gr’, vendimi përfundimtar ishte që Răzvan Lucescu të ndëshkohej me një pezullim prej katër muajsh dhe një gjobë prej 15,000 eurosh. I njëjti dënim u është dhënë edhe bashkëpunëtorëve të tij, Pantelis Konstantinidis, Georgios Tsonakas, Georgios Theodoridis dhe Athanasios Kapoulas.
Gjatë kësaj periudhe pezullimi, të pestëve u ndalohet të jenë në pankinë gjatë ndeshjeve të PAOK-ut të Selanikut. Klubi bardhezi kishte marrë tashmë një gjobë prej 50,000 eurosh për këtë incident nga një komision i pavarur që merret me luftën kundër dhunës në shoqërinë greke.
???? PAOK Teknik Direktörü Razvan Lucescu ve 4 yardımcısı, maçın ardından otoparkta taraftarlara saldırdığı gerekçesiyle 4 ay men cezası aldı. pic.twitter.com/1QgdMCQZfx
— Fanatik (@fanatikcomtr) December 30, 2024
B.T (Dosja.al)
ITALI - Sergio Conceição është zëvendësuesi i Paulo Fonseca-s në stolin e Milanit, por gjërat në shtëpin&e...
ITALI - Milani mbështetet te Sergio Conceiçao, pas përfundimit të aventurës së Paulo Fonsecas. Ish-lo...
EMIRATET ARABE - Eduardo Camavinga ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram së bashku me Vinicius Jr. Të dy lojtarë...
ARGJENTINE - “Unë e vendosa tashmë se do ta përfundoja karrierën time në Boca dhe mendoj se do ta respektoj këtë...
RUSI - Ish-futbollisti rus Alexey Bugaev ka vdekur si pjesëtar i ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë. Këtë e ka bë...
SHBA - Leo Messi, i cili nuk është shumë i dhënë pas këtyre ekspozitave, ka surprizuar ndjekësit e tij në rrjetet...
SPANJE - Carlo Ancelotti bëri vizitën e tij të zakonshme në valët e 'Radio anch'io sport' për të mbyllur vitin, duke folur ...
SPANJE - Nuk ka dyshim. Alexander Arnold dëshiron të luajë për Real Madridin dhe klubi bardhezi kërkon ta ketë në...
SPANJE - Pas një periudhe të vështirë të shënuar nga një dëmtim i rëndë me kombëtaren spanjole dhe nj&e...
SPANJE - E zhytur në një krizë të thellë financiare dhe nën presionin e La Ligës për vite me radhë, FC Barcelona ...