Sport

Ish-futbollisti rus, për t’i shpëtuar burgut shkon në front, por humb jetën në Ukrainë...

Ish-futbollisti Alexey Bugaev, ishte dënuar me gati 10 vite burg për një rast droge

30 Dhjetor 2024, 15:59 Nga DOSJA

Ish-futbollisti rus, për t’i shpëtuar burgut shkon në

RUSI - Ish-futbollisti rus Alexey Bugaev ka vdekur si pjesëtar i ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë. Këtë e ka bërë të ditur vetë avokati i tij, Anton Smirnov, i cili tashmë e kishte mbrojtur atë shtatorin e kaluar, kur u akuzua për shpërndarje droge dhe u dënua me nëntë vjet e gjysmë burg.

Bugaev, i cili madje mori pjesë në Eurokupën e vitit 2004, dhe kishte luajtur për skuadra si Torpedo Moskë, Lokomotiv, Khimki dhe Krasnodar ndër të tjera, kishte arritur të konvertonte dënimin e tij me burg duke shkuar në frontin e luftës në Ukrainë. 

Mirëpo, nuk kanë kaluar as tre muaj nga koha e tij në luftë kundër ukrainasve dhe në moshën 43-vjeçare, ish-futbollisti Alexey Bugaev është gjetur i vdekur. 

Shkak i burgosjes së tij ishte posedimi i gati gjysmë kilogrami drogë dhe në momentin që do ta shiste në mënyrë të paligjshme, u arrestua nga policia. Ish-futbollisti, sipas shtypit vendas, e kishte pranuar fajin dhe ishte penduar për atë që kishte ndodhur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll