Sport

VIDEO/ Camavinga regjistron Vinicius si bashkë-pilot i një avioni: "Rripat, ejani me kapitenin Vini Jr."

Këtë eksperiencë francezi e ka ndarë në rrjetet e tij sociale.

30 Dhjetor 2024, 16:39 Nga DOSJA

VIDEO/ Camavinga regjistron Vinicius si bashkë-pilot i një avioni:

EMIRATET ARABE - Eduardo Camavinga ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram së bashku me Vinicius Jr. Të dy lojtarët ndodheshin në kabinën e një avioni, me brazilianin që zinte pozicionin e dytë të pilotit. “Rripa, ejani me kapitenin Vini Jr.”, thotë sulmuesi anësor i Realit duke qeshur.

Dy lojtarët e Real Madridit kanë kaluar ditët e pushimit në Dubai, para se t'i bashkohen skuadrës së Carlo Ancelottit këtë të hënë, më 30 dhjetor. Skuadra i rikthehet punës tashmë duke menduar për ndeshjet e ardhshme të ligës dhe Superkupën e Spanjës që do të mbahet nga data 8 deri më 12 janar në Arabinë Saudite.

Vinicius Jr. kthehet në Madrid, pasi mori çmimin për lojtarin më të mirë dhe sulmuesin më të mirë në Dubai në gala 2024 Globe Soccer Awards.

Shikojeni videon:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll