Politike

Gazetari i publikoi foton me Çapjan, Rama për bisedat e Sky ECC: Ka të tjerë "ku e ku" me atë person

Rama u shpreh se nuk ka dëshirë të komentojë bisedat e dala nga përgjimet e kriminelëve të cilët i cilësoi me fjalën “llum”.

30 Dhjetor 2024, 14:45 Nga r.ll
Gazetari i publikoi foton me Çapjan, Rama për bisedat e Sky ECC: Ka
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët është pyetur lidhur me bisedat e publikuara nga përgjimet e SKY ECC, ku dyshohet se gazetari Artan Hoxha gjatë një debati televiziv më të i publikoi një foto me Ardjan Çapjan, për llogari të një bande tjetër kriminale.

Në përgjigje të tij, Rama u shpreh se nuk ka dëshirë të komentojë bisedat e dala nga përgjimet e kriminelëve të cilët i cilësoi me fjalën “llum”. Më tej u shpreh se rasti në fjalë nuk është asgjë nga ajo që ai ka parë këto vite në politikë, ku sipas tij njerëz në parlament dhe media e sulmojnë ashpër dhe pastaj i dërgojnë mesazhe se “kështu e ka politika”.

“Unë nuk i përgjigjem pyetjeve që burojnë nga llumi që rrjedh nëpër ato ulluqet e atyre sistemeve telefonike të kriminelëve. Unë as nuk i afrohem. Dikush më çonte mesazh për një analist të krimit që më pati nxjerrë një foto të një njeriu në kërkim, ndërkohë që çfarë kam parë, dëgjuar e kuptuar në këto vite ka të tjerë që janë “ohu” “ku e ku” me atë person, që dalin në parlament e nëpër media e bëjnë namin dhe pastaj më çojnë mesazhe se kështu e ka politika”, tha Rama.

edi rama artan hoxha

Sondazh

Poll