Politike

"Drejtësia jo në duart e pushtetit politik”, Rama: Reformën e propozuam që kur ishim në opozitë

Rama ka theksuar se opozita e asaj kohe i ka çuar qeverisë asaj kohe një dokument propozimesh, që quhej pakti për shtetin e së drejtës. 

30 Dhjetor 2024, 13:34 Nga I.A
"Drejtësia jo në duart e pushtetit politik”, Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tashmë drejtësia nuk është në duart e pushtetit politik, por në duar të gjykatave. Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Rama ka deklaruar se reformën në drejtësi e kanë propozuar në momentin që ishin në opozitë. Po ashtu Rama ka theksuar se opozita e asaj kohe i ka çuar qeverisë asaj kohe një dokument propozimesh, që quhej pakti për shtetin e së drejtës. 

"E para, është e habitshme për mua që prej vitesh i përgjigjem kësaj pyetjeje, nuk e di se cfarë nuk kuptohet nga ato që them unë. Por, dua t’ju kujtoj se ao që po ndodh me drejtësinë nuk është e shkëputur nga ajo që unë kam thënë. Janë bashkë. Sepse kur kam thënë nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin por sistemi që korrupton njerëzit, nuk kam thënë që e kam shpikur unë. është dituri publike dhe e besoj 100 përqind. E dyta, pikërisht sepse e kam besuar atë që kam thënë, kam udhëhequr përpjekjen për reformën në drejtësi si pjesë e betejës për të ndërtuar një system që njerëzit nuk mund ta korruptojnë. Sa shumë njerëz, e para nuk e di se me cfarë e masni këtë. Shumë apo pak është relative. Varet nga cfarë pike referimi nisesh për të thënë shumë ose pak. Do të ketë edhe më shumë në pranverë.

Ka një numër, besoj se duhet të ketë pasur gjatë këtyre mandateve mbi 50 ministra. Cfarë do të thotë tani që shumë cfarë? E dyta, patjetër se dikush mund të thotë se reformën në drejtësi e solli Amerika me aeroplan apo BE me vapor ndërkophë që për këdo që njeh ose do të njohë historinë e reformës në drejtësi mjafgton që të kthehet pas në histori kur ne ishim në opozitë, shumë më parë sesa 2013 se janë në dokumente. Ka një dokument të shkruar që opozita e asaj kohe, se tani jeni mësuar me opozitën pa shkrim e këndim. Opozita e asaj kohe ia ka cuar qeverisë asaj kohe një dokument propozimesh, që quhej pakti për shtetin e së drejtës. Lexoni se cfarë thotë. Ka prap më pas, ka shënime të mbajtura në mbledhjet për programet e PS në opozitë. Do të bëjmë reformën. Jo nuk e bëjmë dot se duhen ndryshime kushtetuese," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll