Politike

"Ata merren me seksin e ëngjëjve" Rama për partitë e Opozitës: Lufta për vendin e dytë më duket e fortë

Teksa ka ironizuar se këto parti merren me seksin e ëngjëjve, PS-ja ka 600 mbledhje organizatash që janë duke u zhvilluar.

30 Dhjetor 2024, 14:08 Nga I.A
"Ata merren me seksin e ëngjëjve" Rama për partitë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar partitë e opozitës në vend. Teksa ka ironizuar se këto parti merren me seksin e ëngjëjve, PS-ja ka 600 mbledhje organizatash që janë duke u zhvilluar. Ndërkohë që ka shtuar se lufta për vendin e dytë në zgjedhjet e ardshme është e fortë. 

“Kur ata merren me debate dhe seksin engjëjve, ne në territorin e vendit mund të kemi 600 mbledhje organizatash që mund të jenë duke u zhvilluar. Si mund të mundet kjo parti? Lufta për vendin e dytë më duket e fortë. Vendi i dytë nuk është i sigurt për asnjërin”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll