Politike

Dumani kërkon rikandidim për prokurorët e SPAK, Rama: Do të diskutohet te Komisioni Antikorrupsion

Rama tha kjo çështje do diskutohet në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion, i cili do të funksionojë për të ndjekur procesin deri në anëtarësimin në BE.

30 Dhjetor 2024, 14:17 Nga I.A
Dumani kërkon rikandidim për prokurorët e SPAK, Rama: Do të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë koment mbi kërkesën e SPAK për t’i lejuar prokurorëve të posaçëm mundësinë e kandidimit pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar. Gjatë konferencës me gazetarët, Rama tha kjo çështje do diskutohet në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion, i cili do të funksionojë për të ndjekur procesin deri në anëtarësimin në BE.

Nëse i kthehemi pas në kohë reformës në drejtësi, nëse gjeni një prononcim timin në gjithë procesin, që duhet bërë kështu e ashtu. Ju lutem ndajeni edhe me mua, por nuk besoj se ka, ajo që kam thënë atëherë dhe që kam bërë atëherë, ka qenë, këtë reformë e udhëheqim ne. Ju doni apo nuk doni do vini e do votoni, dhe çdo gjë që shkruajmë ne ka dy vija të kuqe, opinionin e SHBA dhe BE. Po nuk u prekën këto dyja të kuqe, çdo pjesë e reformës merr miratimin e tyre unë personalisht e votoj pa diskutim, dhe kështu kam bërë unë personalisht. Unë e kam ditur se çfarë vjen, nuk flas për emra konkret, për frymën. Unë i kam pritur, ka dhe gjëra negative në tërësinë e vet kjo fazë, se bëhet fjalë për të ngritur një shtet të ri në pjesën e pushtetit gjyqësor. Nuk kam asnjë opinion, asnjë ngutje, nëse do kem një opinion do ta kem kur ta formoj nga bisedat me ata që duhet të merren me këtë punë, kemi një komision që do vazhdojë edhe mandatin tjetër, do vazhdojë në këtë formë apo mekanizëm të ri të parlamentit për të ndjekur procesin deri në anëtarësimin në BE. Këtë do ta shohim dhe aty do të diskutohen të gjitha. Ai është graviteti i gjithë kësaj dhe pastaj do shohim”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll