Politike

Rama: Këtë vit ka pasur dy “spektakle”, rasti në Pogradec dhe ai i 14-vjeçarit

Rama ka theksuar se këta dy të vrarë janë rivrarë disa herë mediatikisht. 

30 Dhjetor 2024, 13:06 Nga I.A
Rama: Këtë vit ka pasur dy “spektakle”, rasti në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se gjatë këtij viti ka pasur dy spektakle mediatike për vrasjet në vend. Gjatë fjalës me gazetarët, Rama deklaroi se spektakli i parë ishte i vrasjes në Pogradec. Ndërsa i dyti sipas Ramës, është spektakli i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Rama ka theksuar se këta dy të vrarë janë rivrarë disa herë mediatikisht. 

"Mbyllim vitin me numrin më të ulët të vrasjeve. E kemi nisur me një vrasje në 3 ditë kur morëm detyrën dhe kemi ardhur duke e ulur, por jeta mediatike dhe politike kanë nevojë për të vrarë dhe spektakël. Këtë vit ka pasur dy spektakle që për nga intensiteti dhe manipulimi i publikut kanë qenë për t’u lavdëruar. Por, në raport me të vërtetën u tregua se si gënjehet publiku. Spektakli i pas vrasjes në Pogradec, që u karakterizua nga sajesa pas sajesash në aspektin e integritetit të shërbimit ndaj publikut, duke nisur nga politikanët e pastaj o burra kush flet më shumë në drejtim të gabuar. Spektakli tjetër, edhe më i shëmtuar, ka qenë ai me 14-vjeçarin. U sajuan vrasës të tjerë, u sajuan edhe thika të tjera, u treguan versione kriminale. Unë e quaj kriminale që në kushtet e atyre emocioneve për humbjen e një jete aq të re, ti të furnizosh publikun me helm. T’i thuash publikut që policia ka fshehur një vrasës tjetër, që vrasësi tjetër është djali i një hetuesi të BKH-së dhe për këtë arsye e kanë fshehur. Ky është krim moral. Bëhet fjalë për dy raste, dy të vdekur që u rivranë disa herë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll