Politike

Rama: Po punojmë për të arritur marrëveshje binjakëzimi me spitalin SHIBA të Izraelit, Onkologjiku pika e parë e bashkëpunimit në terren

Rama tha se ky bashkëpunim do të shtrihet në gjithë QSUT, proces i cili sipas tij do të sjellë një transformim të jashtëzakonshëm në shërbimin shëndetësor publik.

30 Dhjetor 2024, 12:50 Nga r.ll
Rama: Po punojmë për të arritur marrëveshje binjakëzimi
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në konferencën e sotme se ka nisur procesi i bashkëpunimit me spitalin SHIBA të Izraelit. Ai tha se do të firmoset një marrëveshje binjakëzimi të plotë dhe Onkologjiku do të jetë pika e parë e bashkëpunimit në terren.

Rama tha se ky bashkëpunim do të shtrihet në gjithë QSUT, proces i cili sipas tij do të sjellë një transformim të jashtëzakonshëm në shërbimin shëndetësor publik.

“Sot janë 5 spitale të tjera që kanë marrë autonominë dhe kjo do të thotë që ka ndryshuar sistemi nga brenda. Kjo do të thotë që ka ndryshuar sistemi nga brenda dhe autonomia spitalore jep mundësinë dhe për ndryshimin e pagave të mjekëve, në bazë të eksperiencave të tyre. Kemi vazhduar me sistemin dentar në ndihmë të fëmijëve.

Kemi rreth 55 mijë rimbursues këtë vit me fishat e diabetit. Ashtu si kemi një përfitim në vijimësi të bonusit të bebes dhe mbështetjen e nënave me tre fëmijë që janë të papuna. Shumë e rëndësishme që në akspektin e burimeve njerëzore kemi një avancim, pasi përmes portalit janë punësuar 344 mjekë të rinjë dhe mbi 1 mijë infermierë.

Ajo që besoj unë se është një lajm i bukur, është që kemi filluar një proces bashkëpunimi për të arritur një marreveshje binjakëzimi me spitalin SHIBA të Izraelit, që është i rankuar në botë përsa i përket shërbimeve, dhe në fillim të vitit Onkologjiku do të jetë pika e parë e bashkëpunimit në terren. Dhe e gjithë programi i punës do të ndërtohet dhe do të menaxhohet në jetën e përditshme të spitalit, duke shfrytëzuar kapacitet e mjekëve izraelit. Ne besojmë që shumë, ndryshimi do të jetë i jashtëzakonshëm”, tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll