Aktualitet

Mbeti i vrarë në një atentat në 2020/ Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e 2.5 milionë euro pasuri të Ndue Gjergjit: Vijnë nga veprimtari kriminale

Prokuroria provoi se Ndue Gjergji ka qenë nën hetim në Hollandë për veprën penale të "Pastrimit të parave" ndërsa më parë ka qenë i arrestuar dhe i dënuar për drogë në Itali.

30 Dhjetor 2024, 09:33 Nga r.ll
Mbeti i vrarë në një atentat në 2020/ Prokuroria e
prokuroria

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e mbi 2.5 milionë euro pasuri të Ndue Gjergjit dhe familjarëve të tij, pasi janë siguruar nga veprimtari kriminale. Gjergji ka ndërruar jetë në vitin 2020 si pasojë e një atentati me armë zjarri, ndërsa ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal kishte veprën penale "Trafikimit të lëndëve narkotike". 

Prokuroria provoi se Ndue Gjergji ka qenë nën hetim në Hollandë për veprën penale të "Pastrimit të parave" ndërsa më parë ka qenë i arrestuar dhe i dënuar për drogë në Itali.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, përsa i përket pasurive të Gjergjit dhe familjarëve të tij, rezultoi se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se 13 pasuritë e paluajtshme i kanë fituar si rezultat i veprimtarisë kriminale. Në pasuritë e konfiskuara përfshihen gjashtë apartamente dhe gjashtë garazheve me sipërfaqe të ndryshme. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Prokuroria Tiranë kërkon konfiskimin e mbi 2.5 milionë euro pasuri të shtetasit N.Gj, dhe familjarëve të tij: Rrjedhin nga veprimtaria kriminale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë paraqiti kërkesën për konfiskimin e të paktën 2.5 milionë euro pasuri të shtetasit N.Gj. i cili ka ndërruar jetë në vitin 2020 si pasojë e një atentati me armë zjarri dhe e familjarëve të tij, pasi u provua se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.03, të vitit 2023, në ngarkim të këtij shtetasi, rezultoi se i ndjeri ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal kishte veprën penale ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’ parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Prokuroria provoi se shtetasi N.Gj., ka qenë nën hetim në Hollandë për veprën penale të ‘Pastrimit të parave’ ndërsa më parë ka qenë i arrestuar dhe i dënuar për drogë në Itali. Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, përsa i përket pasurive të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij, rezultoi se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se 13 pasuritë e paluajtshme i kanë fituar si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Bazuar sa më sipër, prokuroria vlerësoi se pasuritë e tij dhe familjarëve plotësojnë kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 ″Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″, pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi N. Gj, ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të veprës penale ″Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Pastrimi i parave” .

Për këtë arsye, prokuroria kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të mëposhtme:
1. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
2. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
3. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
4. Garazh me sipërfaqe 15.00 m2;
5. Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;
6. Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;
7. Garazh me sipërfaqe 15.00 m2,;
8. Apartament me sipërfaqe 617.84 m2;
9. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
10. Njësi me sipërfaqe 45.21 m2;
11. Garazh me sipërfaqe 15 m2;
12. Garazh me sipërfaqe 15 m2; dhe
13. Apartament me sipërfaqe 99.70 m2.

ndue gjergji prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll