Aktualitet

Laboratori i drogës në Frakull/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ja sa u dënuan 10 anëtarët e grupit

Julian Malaj i cili u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë u lirua nga qelia për shkak të kohëzgjatjes së qëndrimit në paraburgim.

30 Dhjetor 2024, 10:31 Nga r.ll
Laboratori i drogës në Frakull/ Apeli i GJKKO-së lë në
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për laboratorin e drogës në Frakull të Fierit. Dhjetë anëtarët e grupit kriminal u dënuan me 89 vite burg. Ndërkohë për vendimet e dhëna, është aplikuar për të gjithë të pandehurit ulja në masën e 1/3 së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Julian Malaj i cili u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë u lirua nga qelia për shkak të kohëzgjatjes së qëndrimit në paraburgim.

Dënimet:

Viktor Cervanaku – 15 vite – 10 vite me gjykim të shkurtuar

Enxhi Ferhati –  12 vite – 8 vite me gjykim të shkurtuar

Klajdi Kodra – 17 vite – 11.4 vite me gjykim të shkurtuar

Bledar Matoshi – 12 vite – 8 vite me gjykim të shkurtuar

Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4 vite me gjykim të shkurtuar

Zenel Çervanaku –  14 vite – 9.4 vite me gjykim të shkurtuar

Redion Meshi – 14 vite – 9.4 vite me gjykim të shkurtuar

Julian Malaj – 3 vite – 2 vite me gjykim te shkurtuar për moskallëzim krimi, lirohet menjeherë

Marildo Rona – 12 vite – 8 vite me gjykim të shkurtuar

Më 24 nëntor 2022 në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut u gjetën rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezultoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.

Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh. Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian. Dy përpunues kolumbian të saj arritën të arratiseshin dhe ende nuk janë kapur teksa kanë kaluar më shumë se 12 muaj nga operacioni.

laboratori i droges ne frakull apeli i gjkko

Sondazh

Poll