Politike

Berisha: Thirrja ime është për organet ligjzbatuese të SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Shqipëri

Berisha shtoi se ndaj Veliajt rëndojnë 4 akuza që mund të dënohet nga 25 deri në 40 vite burg dhe se ndaj tij nuk po përcaktohet asnjë masë sigurie.

30 Dhjetor 2024, 12:46 Nga N.F
Berisha: Thirrja ime është për organet ligjzbatuese të SHBA,
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përdorur skemën e largimit ndërsa shtoi se presidenti i PL-së, Ilir Meta merret zvarrë në mes të rrugës pa asnjë akuzë konkrete. Berisha shtoi se ndaj Veliajt rëndojnë 4 akuza që mund të dënohet nga 25 deri në 40 vite burg dhe se ndaj tij nuk po përcaktohet asnjë masë sigurie.

Kreu i PD-së i bëri thirje organeve ligjzbatuese të SHBA-së të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Shqipëri. Ai shtoi se dihet të merren masat nëse Veliaj tenton të devijojë fluturimin apo të zgjasë kohën e qëndrimit.

Fjala e Berisha:

Por merrem se nuk më ka pëlqyer fare skema që ka përdorur, ik, mbathja i thonë, kurse Ilir Metën e merr dhe e zvarrit në mes të rrugës pa asnjë akuzë konkrete. Kurse këtij me 4 akuza që rëndojnë nga 25 gjer 40 vjet burg, gjersa ti nuk përcakton masë sigurie dhe nuk e di sepse thonë se nuk janë lejuar, por një gjë është e sigurt se ky është pas Edi Ramës, hajduti më i madh i Shqipërisë, Ballkanit dhe më gjerë.


Tani ka deklaruar se për dy ditë jam në Tiranë, sikundër iu bëj thirrje organeve ligjzbatuese në SHBA të bëjnë gjithçka për rikthimin e tij në Tiranë në qoftë se ai tenton të kërkojë në këtë vend apo në atë vend azil politik. Nuk mund të përdorë SHBA për akte të tilla fugjitive. Kë do takojë ai atje? Këtu në bashki ka deklaruar se unë po shkoj se këtu nuk e zgjidha dot, ta zgjidh atje. Çfarë do zgjidh ai atje? Duke kompromentuar kështu edhe mbrojtës.


Departamenti i Shtetit kishte këtu një zëvendësndihmëssekretar, erdhi kastile për çështje të korrupsionit. Çfarë don ky që shkon atje? Ndaj dhe thirrja ime është për organet ligjzbatuese të SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e tij në Shqipëri nëse ai tenton të devijojë fluturimin apo të zgjasë kohën e qëndrimit.

berisha shba veliaj

Sondazh

Poll