Aktualitet

Ishte dëbuar në 2023 si klandestin, arrestohet për herë të dytë 40-vjeçari shqiptari në Itali

Shqiptari ishte i njohur për policinë italiane dhe ishte dëbuar vitin e kaluar nga vendi. 

29 Dhjetor 2024, 22:41 Nga E. D
Ishte dëbuar në 2023 si klandestin, arrestohet për herë
foto ilustruese

ITALI- Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për emigracion të paligjshëm. Mësohet se shqiptari ishte i njohur për policinë italiane dhe ishte dëbuar vitin e kaluar nga vendi. 

Siç raportohet ai kishte qenë i ndaluar në muajin Prill 2023 për të njëjtën vepër penale në Jug të vendit dhe ishte dëbuar me urdhër të Prefektit të Katanias.

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptari pasi është dëbuar njëherë ka gjetur përsëri mundësinë për të hyrë ilegalisht në Itali, për t’u riarrestuar.

policia italiane

Sondazh

Poll