Aktualitet

Aksident në Fier, motori përplaset me makinën, plagoset drejtuesi

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit që është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

29 Dhjetor 2024, 22:04 Nga I.A
Aksident në Fier, motori përplaset me makinën, plagoset drejtuesi
Foto Ilustruese

FIER- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Mësohet se një motor është përplasur me një makinë në aksin Fier-Kraps. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit që është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i Policisë:

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në aksin rrugor "Fier-Kraps", motomjeti me drejtues shtetasin S. G., 32 vjeç, banues në Plykë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e
mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident ne fier

Sondazh

Poll