Politike

Arrestimi i ish-deputetit Jurgis Çyrbja/ Rama: Unë përgjigjem për punën time! Detyra ime nuk është të bëj punët e një pushteti tjetër të pavarur

Rama theksoi se ai përgjigjet për punën dhe për detyrën e tij. Sipas kryeministrit detyra e tij nuk është që të bëj punët e një pushteti tjetër të pavarur.

28 Dhjetor 2024, 20:29 Nga N.F
Arrestimi i ish-deputetit Jurgis Çyrbja/ Rama: Unë përgjigjem
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama së fundmi ka zhvilluar një intervistë ndërsa ka folur në lidhje me çështjen e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Rama u shpreh se ky rast është tërësisht pa lidhje me detyrat dhe funksionet e tij.

Rama theksoi se ai përgjigjet për punën dhe për detyrën e tij. Sipas kryeministrit detyra e tij nuk është që të bëj punët e një pushteti tjetër të pavarur.

Pjesë nga intervista:

Zëri i Amerikës: Edhe një pyetje e fundit lidhur me këtë kapitull. A përbën një fakt të rëndë që ish deputeti juaj Jurgis Çyrbja, sipas hetimeve deri tani, rezulton të jetë katapultuar në pjesën e sipërme të listave për deputetë me mbështetjen e krimit të organizuar?

Kryeministri Rama: Së pari, përsëri më bëni një pyetje që përgjigjen e ka marrë, e mori dhe këtu dhe është e kotë që të kërkoni një përgjigje tjetër. Kështu që, këto janë tërësisht pa lidhje me detyrat e mia dhe me funksionet e mia. Unë thjesht përgjigjem për punën time, për detyrën time. Detyra ime nuk është, që të bëj punët e një pushteti tjetër të pavarur.

rama jurgis çyrbja

Sondazh

Poll