Humb jetën turisti në Egjipt, u sulmua nga një peshkaqen në Marsa Alam, i plagosur edhe një person tjetër
Foto ilustruese EGJIPT- Një turist u vra dhe një tjetër u plagos nga një sulm peshkaqeni në vendpushimin Marsa Alam të Egjipt...
Ai tha se Rusia duhet të kërkojë falje, të pranojë përgjegjësinë, të ndëshkojë autorët dhe të paguajë dëmshpërblime për Azerbajxhanin dhe viktimat e aksidentit.
AZERBAJXHAN- Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka akuzuar Moskën se po përpiqet të mbulojë faktin se avioni i Azerbajxhanit që u rrëzua në Kazakistan më 25 dhjetor, duke vrarë 38 persona në bord, u qëllua nga territori rus dhe kërkoi falje publike nga kompania ajrore e Rusisë. Aliyev tha sot në televizionin shtetëror të Azerbajxhanit se avioni azerbajxhanas u godit nga jashtë mbi territorin rus dhe bishti i avionit u godit rëndë nga të shtënat që vinin nga toka.
Ai gjithashtu pretendoi se avioni ishte bërë i pakontrollueshëm nga mjetet ushtarake të bllokimit elektronik. Ilham Aliyev tha se versionet e ndryshme të ngjarjeve të paraqitura nga Rusia pas rrëzimit tregon qartë se pala ruse u përpoq të manipulonte çështjen. Gjithashtu ai tha se Rusia duhet të kërkojë falje, të pranojë përgjegjësinë, të ndëshkojë autorët dhe të paguajë dëmshpërblime për Azerbajxhanin dhe viktimat e aksidentit.
“Të pranosh fajin, të kërkosh falje në kohë dhe përderisa kjo është e dobishme për Azerbajxhanin, i cili konsiderohet një vend mik, dhe të informosh publikun për këtë çështje, këto janë ato që duhet të ishin bërë. Për fat të keq në tre ditët e para nuk dëgjuam asgjë veç teorive absurde nga Rusia. Kushti i parë u plotësua dje (me shprehjen e faljes së Vladimir Putinit). Shpresoj që të plotësohen edhe kushtet e tjera. Pas ekzaminimit të kutive të zeza dhe mbledhjes së informacionit më të detajuar, do të bëhet publik një raport gjithëpërfshirës i asaj që ka ndodhur," tha presidenti azerbajxhanas, një ditë më pas telefonata me homologun e tij rus, i cili kërkoi falje, por nuk mori përgjegjësi.
Presidenti rus i kërkoi falje Aliyevit për incidentin tragjik në hapësirën ajrore ruse. Vladimir Putin kërkoi falje për incidentin tragjik që ndodhi në hapësirën ajrore ruse dhe shprehu edhe një herë ngushëllimet e tij të thella dhe të sinqerta për familjet e viktimave dhe u uroi të plagosurve shërim të shpejtë.
“Gjatë bisedës u konstatua se avioni i pasagjerëve azerbajxhanas, duke fluturuar sipas planit, ka tentuar vazhdimisht të ulej në aeroportin e Groznit. Në atë kohë, Grozny, Mozdok dhe Vladikavkaz ishin nën sulm nga dronët ukrainas dhe sistemet ruse të mbrojtjes ajrore i zmbrapsën këto sulme”, thuhet në deklaratë.
Autoritetet ruse përmendën një sulm me dron ukrainas në rajonin e Groznit, por nuk shpjeguan pse avioni nuk u lejua të ulej në një aeroport rus në rajon, por u detyrua të kalonte të gjithë Detin Kaspik.
Foto ilustruese EGJIPT- Një turist u vra dhe një tjetër u plagos nga një sulm peshkaqeni në vendpushimin Marsa Alam të Egjipt...
Viktima KORE E JUGUT- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjike të regjistruar në Korenë e Jugut me 1...
Foto ilustruese GAZA- Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se një sulm ajror goditi më 29 dhjetor një spi...
Foto ilustruese BELGJIKË- Belgjika nga 1 janari ndalon shitjen e cigareve elektronike njëpërdorimshme për arsye mjedisor...
Foto ilustruese GAZA- Pengët në Rripin e Gazës të cilët janë liruar, përfshirë fëmijët i ...
pamje nga vendngjarja KOREJA E JUGUT- Vetëm dy persona i kanë mbijetuar rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut, thanë zyr...
foto ilustruese BRITANI- Tre persona kanë humbur jetën në përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez me një vark&...
Foto ilustruese SHBA- Votimi i më shumë se gjysmës së popullsisë së botës në zgjedhjet e vitit 2024 ka lën&eum...
ahmend al sara SIRI- Udhëheqësi aktual i Sirisë, Ahmed al-Sara, ka folur në një intervistë lidhur me planet e tij për t&...
Avioni KORE E JUGUT- Përplasja fatale e avionit në Korenë e Jugut solli vdekjen e 177 personave mes tyre edhe 5 fëmijë në...