Bota

Do i dorëzohet OKB-së, raporti izraelit: Pengjet e liruar nga Hamasi përjetuan dhunë fizike dhe seksuale!

Raporti bazohet në dëshmitë e ish-pengëve dhe deklaratat e stafit mjekësor dhe infermieror që u kujdes për ta pas lirimit të tyre, të cilët pretendojnë se shumë prej tyre u dogjën, u rrahën, u lidhën, u morën nga uji, ushqimi dhe kujdesi mjekësor ose u abuzuan seksualisht nga rrëmbyesit e tyre.

29 Dhjetor 2024, 13:55 Nga N.F
Do i dorëzohet OKB-së, raporti izraelit: Pengjet e liruar nga Hamasi
Foto ilustruese

GAZA- Pengët në Rripin e Gazës  të cilët janë liruar, përfshirë fëmijët i janë nënshtruar dhunës fizike dhe seksuale. Këto të dhëna shokuese janë publikuar në një raporti të ministrisë së shëndetësisë të Izraelit që do t'i dorëzohet OKB-së. Raporti bazohet në dëshmitë e ish-pengëve dhe deklaratat e stafit mjekësor dhe infermieror që u kujdes për ta pas lirimit të tyre, të cilët pretendojnë se shumë prej tyre u dogjën, u rrahën, u lidhën, u morën nga uji, ushqimi dhe kujdesi mjekësor ose u abuzuan seksualisht nga rrëmbyesit e tyre.

Në një deklaratë, ministria izraelite e Shëndetësisë sqaron se raporti do t'i dorëzohet brenda javës Alice Jill Edwards, raportuese speciale e OKB-së për torturën. Deponimet kanë të bëjnë me më shumë se 100 pengje izraelitë dhe të huaj që u liruan gjatë armëpushimit të shkurtër në fund të nëntorit 2023. Ato përfshijnë 30 fëmijë dhe adoleshentë, disa prej të cilëve u abuzuan.

"Një nga pengjet e liruara deklaron se ajo u sulmua seksualisht nga një terrorist i Hamasit  me armë... Disa gra dëshmuan se ato ishin të lidhura në shtretër ndërsa rrëmbyesit e tyre shikonin," thuhet në raport.

Izraeli ka lëshuar tashmë raporte dhe dëshmi për kushtet e pengjeve në Rripin e Gazës, të cilat përfshijnë akuza për dhunë dhe abuzim seksual, të cilat Hamasi i ka mohuar.

"Tmerri i përjetuar nga pengjet zbulon në sytë e botës brutalitetin e armikut me të cilin përballet Izraeli," komentoi ministri i Shëndetësisë i Izraelit, Uriel Bouso duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të rrisë presionin ndaj Hamasit për të liruar pengjet që mbeten në Gaza. Javët e fundit, është bërë përparim në bisedimet për të arritur një marrëveshje për pengjet dhe një armëpushim në Gaza, por të dy kampet akuzojnë njëri-tjetrin për një bllokim në negociata.

okb izrael pengjet e hamasit

Sondazh

Poll