Bota

"Duhen deri në 4 vjet të zhvillohen zgjedhjet"/ Lideri i rebelëve në Siri flet për të ardhmen e vendit: Do t'i mbajmë lidhjet e ngushta me Rusinë

Al-Sara ka shprehur gjithashtu besimin e tij se administrata Trump në SHBA do të heqë sanksionet e vendosura ndaj Sirisë.

29 Dhjetor 2024, 12:34 Nga r.ll
"Duhen deri në 4 vjet të zhvillohen zgjedhjet"/ Lideri i
ahmend al sara

SIRI- Udhëheqësi aktual i Sirisë, Ahmed al-Sara, ka folur në një intervistë lidhur me planet e tij për të nesërmen në Siri pas largimit të Bashar al-Assad dhe ardhjes në pushtet të xhihadistëve të HTC. 

Në intervistën e tij Al Sara thotë se do të duhen deri në katër vjet për të mbajtur zgjedhjet në Siri dhe deri në tre vjet për të hartuar një Kushtetutë të re. Ai vlerëson gjithashtu se do të duhet rreth një vit që sirianët të shohin ndryshime dramatike në vendin e tyre pas ndryshimit të regjimit. Lidhur me të ardhmen e Hayat Tahrir al-Sham (HTC), Al-Sara deklaron se ai do të shpërbëhet në kuadër të një dialogu kombëtar.

Lideri i ri i Sirisë u pyet gjithashtu për pikëpamjet e tij për marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit të tij dhe u përgjigj se Damasku ka interesa strategjike me Rusinë, vendi që kishte lidhje të ngushta me regjimin e Asadit dhe ende mban baza ushtarake në Siri.

Al-Sara ka shprehur gjithashtu besimin e tij se administrata Trump në SHBA do të heqë sanksionet e vendosura ndaj Sirisë. Disa ditë më parë, u zhvillua dhe vizita e diplomatëve të lartë amerikanë në Damask, të cilët e cilësuan Al-Sara si një “pragmatist”, duke shtuar se Uashingtoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së deklaratës 10 milionëshe dollarë kundër tij, pasi ai ishte cilësuar terrorist.

ahmed al sara siri

Sondazh

Poll