Bota

"Një zog ka ngecur në krahun e avionit", mesazhi i pasagjerit para përplasjes tragjike me 179 viktima: A duhet të them fjalët e mia të fundit?

Hetuesit po shqyrtojnë goditjet e shpendëve dhe kushtet e motit si faktorë të mundshëm të ngjarjes tragjike. Mediat lokale cituan autoritetet e aeroportit të kenë thënë se një goditje zogjsh mund të ketë shkaktuar mosfunksionimin e pajisjes së uljes.

29 Dhjetor 2024, 14:47 Nga N.F
"Një zog ka ngecur në krahun e avionit", mesazhi i
Viktima

KORE E JUGUT-  Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjike të regjistruar në Korenë e Jugut me 179 viktima. Mediat e huaja kanë publikuar bisedën e fundit të një nga pasagjerët që mbeti viktimë. Një pasagjer i dërgoi mesazh një të afërmi për të thënë se një zog kishte ngecur në krahun e avionit. Mesazhi përfundimtar i personit ishte: "A duhet të them fjalët e mia të fundit?"

Fluturimi i Jeju Air 7C2216, duke mbërritur nga kryeqyteti i Tajlandës, Bangkok me 181 persona në bord, po përpiqej të ulej në aeroportin Ndërkombëtar Muan të Koresë së Jugut kur doli nga pista dhe shpërtheu në zjarr pasi u përplas në një mur. 

Hetuesit po shqyrtojnë goditjet e shpendëve dhe kushtet e motit si faktorë të mundshëm të ngjarjes tragjike. Mediat lokale cituan autoritetet e aeroportit të kenë thënë se një goditje zogjsh mund të ketë shkaktuar mosfunksionimin e pajisjes së uljes.

Zyrtari i lartë i Ministrisë së Transportit, Joo Jong-ëan tha se punëtorët kanë marrë të dhënat e fluturimit dhe regjistruesit e zërit të kabinës së kutisë së zezë të avionit, të cilat do të ekzaminohen nga ekspertët e qeverisë që hetojnë shkakun e përplasjes dhe zjarrit. 

Tridhjetë e dy makina zjarrfikëse dhe disa helikopterë u vendosën për të frenuar zjarrin. Rreth 1,560 zjarrfikës, policë, ushtarë dhe zyrtarë të tjerë u dërguan gjithashtu në vendngjarje. Disa orë pas përplasjes, automjetet mortore u rreshtuan për të marrë kufomat dhe autoritetet thanë se ishte krijuar një morg i përkohshëm.

Vendi i përplasjes mbante erë karburanti dhe gjaku sipas dëshmitarëve të Reuters. Autoritetet  punuan për të shpëtuar njerëzit në pjesën e bishtit të avionit por vetëm dy persona ja dolën të dilnin gjallë. Shefi i zjarrfikësve të Muan, Lee Jung-hyun në një konferencë tha se zjarri u shua që nga ora 13:00. 

“Vetëm pjesa e bishtit ruan pak formë, dhe pjesa tjetër (aeroplanit) duket pothuajse e pamundur për t’u njohur”, tha ai.

rrezimi i avionit ne korene e jugut

Sondazh

Poll