Aktualitet

40 minuta pritje për të kaluar pikën kufitare në Qafë Thanë, po punohet me 4 sportele

Autoritetet doganore kanë rritur kapacitetin duke vendosur katër sportele për të përshpejtuar kalimin e automjeteve.

29 Dhjetor 2024, 15:04 Nga N.F
40 minuta pritje për të kaluar pikën kufitare në Qafë
Trafiku

KORÇË- Pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës po përballet me një fluks të lartë kalimesh nga drejtimi i Maqedonisë për në Shqipëri por edhe anasjelltas. Mësohet se përshkak të fluksit mjetet duhet të presin deri në 40 minuta që të kalojnë në këtë pikë kufitare.

Autoritetet doganore kanë rritur kapacitetin duke vendosur katër sportele për të përshpejtuar kalimin e automjeteve. Fluksi i lartë lidhet me festat e fundvitit ndërsa shumë persona kthehen në vendlindje për të festuar me të afërmit.

Një tjetër arsye është se shumë persona po shfrytëzojnë këtë pikë kalimi për të bërë pazaret e tyre për shkak të çmimeve të lira. Autoritetet doganore janë duke monitoruar situatën për të reduktuar pritjet e gjata dhe për të menaxhuar fluksin e udhëtarëve.

qafe thane fluks levizjesh ne qafe thane

Sondazh

Poll