Aktualitet

EMRAT/ Dogjën qëllimisht dy automjete, arrestohen 2 persona në Durrës, shpallet në kërkim një tjetër

Në pranga janë vënë Ertin Hoxha dhe Albjon Golemi, secili prej tyre 18 vjeç.

29 Dhjetor 2024, 09:41 Nga r.ll
EMRAT/ Dogjën qëllimisht dy automjete, arrestohen 2 persona në
foto ilustruese

DURRËS- Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi akuzohen se kanë djegur qëllimisht dy automjete. Në pranga janë vënë Ertin Hoxha dhe Albjon Golemi, secili prej tyre 18 vjeç. Ngjarja ka ndodhur më 23 shtator të këtij viti në lagjen nr.13 të qytetit. 

Ndërkohë policia bën gjithashtu me dije se lidhur me ngjarjen është shpallur në kërkim 32-vjeçari, Eridjon Rubener dhe është proceduar në gjendje të lirë një tjetër.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre si dhe procedohet penalisht një i mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, pas informacioneve të marra se në lagjen nr. 13, është djegur një automjet dhe një tjetër pjesërisht, kanë organizuar punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Mbas një pune hetimore dhe  profesionale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, djegia e qëllimshme e dy automjeteve.

Në vijim të veprimeve u  bë identifikimi, kapja dhe arrestimi  shtetasve E. H., 18 vjeç dhe A. G., 18 vjeç, të dy banues në Durrës.

U shpall në kërkim shtetasi E. R., 32 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, më datë 23.09.2024, kanë djegur qëllimisht dy automjete.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

ertin hoxha albjon golemi

Sondazh

Poll