Aktualitet

Përplasi me makinë efektivin në shërbim/ Gjykata lë në "detyrim paraqitje" 21-vjeçarin: Më doli papritur para, nuk e pashë

Prokuroria e Tiranës është duke pritur rezultatet e ekspertizës nga spitali ku po mjekohet efektivi i policisë, ndërsa ka marrë edhe dëshmitë e dy efektivëve të tjerë të policisë të cilët kanë qenë në shërbim në rrugën “Xhanfize Keko” në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

29 Dhjetor 2024, 11:02 Nga r.ll
Përplasi me makinë efektivin në shërbim/ Gjykata lë
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Tiranës lë në "detyrim paraqitje" 21-vjeçarin, Rei Bitri, i cili përplasi me makinë një efektiv policie në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Në sallën e gjyqit, 21-vjeçari ka pretenduar se punonjësi i policisë i ka dalë përpara papritur dhe se nuk e kishte parë.

Prokuroria e Tiranës është duke pritur rezultatet e ekspertizës nga spitali ku po mjekohet efektivi i policisë, ndërsa ka marrë edhe dëshmitë e dy efektivëve të tjerë të policisë të cilët kanë qenë në shërbim në rrugën “Xhanfize Keko” në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

Bitri ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, kur efektivi i ka urdhëruar që të hapë krahun. Në këtë moment kur 21-vjeçari e ka aksidentuar dhe e ka lënduar në këmbë policin.

gjykata e tiranes

Sondazh

Poll