Aktualitet

Qëlloi në gjendje të dehur me armë zjarri në ajër, arrestohet 34-vjeçari në Kamëz, pistoletën e hodhi në lumë në Laknas

Policia po vijon  kontrollet për gjetjen e armës së zjarrit pasi i arrestuari hodhi pistoletën në një lumë në Laknas.

29 Dhjetor 2024, 11:05 Nga N.F
Qëlloi në gjendje të dehur me armë zjarri në ajër,
Foto ilustruese

TIRANË- Një 34-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Kamëz. Policia bën më dije se arrestimi i 34-vjeçarit ka ardhur pasi ai në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në ajër nga automjeti. 

Më tej bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush”. Policia po vijon  kontrollet për gjetjen e armës së zjarrit pasi i arrestuari hodhi pistoletën në një lumë në Laknas. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur të plagosur dhe as dëme materiale.

Njoftimi:

Kamëz/ Në gjendje të dehur, qëlloi me armë zjarri në ajër nga automjeti dhe më pas e hodhi armën në një lumë, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari. Vijojnë kontrollet e pandërprera për gjetjen e armës së zjarrit.

Sekuestrohet automjeti në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Xhorxh Bush” një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri nga mjeti me të cilin qarkullonte, menjeherë organizuan punën me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar.

Në vijim të veprimeve të shpejta dhe profesionale u kapja dhe arrestimi i shtetasit M.P, 34 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas dyshohet se në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, pas mesnatës, në rrugë, dhe më pas e ka hedhur në një lumë në Laknas. Nga të shtënat nuk ka patur dëmtime. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestohet 34-vjeçari ne kamez

Sondazh

Poll