Bota

Aksidenti në aeroportin Muan/ Numri i viktimave rritet në 177, mes tyre 5 fëmijë nën moshën 10 vjeç, vijojnë kërkimet edhe për dy pasagjerë

Deri më tani janë identifikuar vetëm 22 nga personat e pajetë.

29 Dhjetor 2024, 12:13 Nga r.ll
Aksidenti në aeroportin Muan/ Numri i viktimave rritet në 177, mes
foto e avionit

KOREJA E JUGUT- Numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Korenë e Jugut është rritur në 177. Sipas përditësimeve të fundit, vetëm dy nga 181 parasagjerët që ishin në bordin e avionit, janë ende të pagjetur. Numri i të mbijetuarve mbetet ende dy, të dy anëtarë të ekuipazhit, një grua dhe një burrë, sipas shërbimit zjarrfikës.

Viktima më e re e aksidentit ishte një djalë tre vjeçar, sipas një liste të pasagjerëve të parë nga mediat lokale. Pesë nga të vrarët në aksident ishin fëmijë nën moshën 10 vjeç. Më i madhi ishte një burrë 78 vjeç. 

Deri më tani janë identifikuar vetëm 22 nga personat e pajetë. Ambienti brenda Aeroportit Ndërkombëtar Muan sot është kthyer në një sallë ku mbizotëron dhimbja dhe ankthi dhe të afërmit e pasagjerëve presin për lajme. Shumë prej familjarëve shpërthyen në lot ose bërtitën ndërsa autoritetet lexonin emrat e viktimave me zë të lartë.

Aksidenti i rëndë ndodhi ndodhi teksa avioni po bënte ulje emergjente në aeroportin Muan në Korenë Jugperëndimore. Rrotat kishin dalë jashtë funksionit, ndërsa pasi rrëshqiti në pistë avioni u përplas me një mur dhe shpërtheu në flakë.

Përplasja e ditës së sotme është e pazakontë për Korenë e Jugut, e cila ka pasur një rekord të mirë të sigurisë së fluturimit vitet e fundit, dhe ky duket të jetë i vetmi përplasje fatale që Jeju Air ka pasur në historinë e saj gati 20-vjeçare.

 

aksidenti ne korene e jugut aeroporti muan

Sondazh

Poll