Aktualitet

Pas murtajës afrikane të derrave identifikohet një vatër pozitive me sëmundjen e Influencës Aviare, merren masat në Zall-Herr për izolimin e infeksionit

 Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve thekson se ditën e sotme përfaqësues të AKVMB inspektuan nga afër vatrën e identifikuar si pozitive në Fshatin Cekrez Morinë Njësia Administrative Zall-Herr.

28 Dhjetor 2024, 18:53 Nga N.F
Pas murtajës afrikane të derrave identifikohet një vatër
Tiranë

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka dalë ditën e sotme me një reagim zyrtar ndërsa ka bërë me dije se është identifikuar prezenca e e sëmundjes së Influencës Aviare me patogjenitet të lartë (H5N1) në Fshatin Cekrez Morinë. Ky njoftim vjen pasi Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar dje ngordhjen e 15 krerëve nga "Murtaja Afrikane e Derrave" në Lezhë. 

Më tej në njoftim bëhet me dije se vatra është identifikuar në një fermë me pula dhe gjela deti ku janë marrë masa për kontrollin efikas dhe të menjëhershëm të situatës në terren. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve thekson se ditën e sotme përfaqësues të AKVMB inspektuan nga afër vatrën e identifikuar si pozitive në Fshatin Cekrez Morinë Njësia Administrative Zall-Herr.

Në njoftim theksohen se janë marrë të gjitha masat për eleminimin me qëllim ç’rrenjosjen e infeksionit, si dhe ka karantinuar vatrën dhe zonat e mbrojtjes dhe mbikqyrjes, për izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në kuadër të transparencës dhe të informimit të publikut, menjëherë pas marrjes së konfirmimit nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë mbrëmjen e ditës së djeshme, për prezencën e sëmundjes së Influencës Aviare me patogjenitet të lartë (H5N1) në një vatër të identifikuar si fermë oborri familjar me pula dhe gjela deti ka marrë masa për kontrollin efikas dhe të menjëhershëm të situatës në terren.


Mëngjesin e datës 28.12.2024 përfaqësues të AKVMB inspektuan nga afër vatrën e identifikuar si pozitive, në Fshatin Cekrez Morinë Njësia Administrative Zall-Herr, Tiranë. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka marrë të gjitha masat për eleminimin me qëllim ç’rrenjosjen e infeksionit, si dhe ka karantinuar vatrën dhe zonat e mbrojtjes dhe mbikqyrjes, për izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.


Për cdo rast dyshimi, kërkohet komunikimi i menjëhershëm me shërbimin veterinar rajonal, mos-manipulimi me shpendët e dyshuar, si dhe për efekt kohe kontakti me AKVMB në numrin e gjelbër 08003366, ose në adresën e e-mail: [email protected].

Pas murtajës afrikane të derrave identifikohet një vatër

murtaja afrikane e derrave

Sondazh

Poll