Sulmi në Ambasadën Amerikane/ Trump kërcënon Iranin për sulmin në Irak
1 Janar 2020, 09:45Nga DOSJA
AMERIKË- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, e ka kërcënuar drejtpërdrejt Iranin, duke thënë se ky shtet do të paguajë një çmim shumë të lartë për çdo jetë të humbur të amerikanëve dhe për çdo dëm material pas sulmit të ambasadës amerikane në Bagdad.
Të martën, shumë përkrahës të militantëve shiitë në Irak të veshur me uniforma ushtarake, e sulmuan ambasadën amerikane në Irak, ku dëmtuan dyert, ndezën zjarre dhe i sulmuan me tulla xhamat anti-plumb të ambasadës.
Sulmi u krye në sy të forcave irakiane të sigurisë, të cilat nuk reaguan fare dhe i lejuan protestuesit të futen në Zonën e Gjelbër. Rojet amerikane u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës, por nuk i përdorën armët e zjarrit.
“Irani do të mbahet plotësisht përgjegjës për jetët e humbura dhe dëmet e shkaktuara në secilën prej qendrave tona. Ata do të paguajnë një çmim shumë të lartë. Ky nuk është paralajmërim, është kërcënim. Gëzuar Vitin e Ri!”- ka shkruar Trump në rrjetet sociale.
Të paktën 25 njerëz vdiqën gjatë bombardimeve në SHBA, gjatë sulmit për të cilin u tha se ishte një hakmarrje për vdekjen e një punëtori civil amerikanë të vrarë gjatë një sulmi me raketa në një bazë ushtarake irakiane.
SHBA- Guvernatori i Virxhinias Perëndimore ka pushuar 34 trainerë dhe instruktorë , të cilët u fotografuan duke dhënë një përshëndetje naziste, ai i pushoi nga ...
ITALI– Një nga anijet më të mëdha të lundrimit në botë është përplasur në portin e Sicilis të Italisë. MSC është emri i anijes që u përplas me murin.Nga a...
Gati një dekadë po vazhdon lufta në Siri. Një dekadë, në të cilën kanë gjetur vdekjen mbi gjysmë milioni sirianë dhe miliona kanë marrë arratinë, pjesërisht bre...
AUSTRALI-Avionët dhe anijet ushtarake Australiane do të vendosen për të ndihmuar shërbimet e urgjencës në shtetet e shkatërruara nga zjarri i Uellsit të Ri Jugo...
ITALI- Mbrëmjen e sotme në Liguria ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku saktësisht në shtrirjen e autostradës midis Ovada dhe Masone, në Gjenova të Italisë tuneli...
BRITANI E MADHE – Jacques Vandenschrik, presidenti i Federatës Evropiane të Bankave të Ushqimit, tha se planet e propozuara të ekzekutimit të BE për shtatë vite...
KOSOVË– Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar sot minishengenin balkanik, disa orë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ishte...