Bota

Aksidenti më vdekjeprurës i aviacionit në Korenë e Jugut që në 1997, rritet në 151 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

Ekipet e shpëtimit të cilët ndodhen ende në vendin e ngjarjes paralajmëruan se shanset për të gjetur të mbijetuar të tjerë janë të pakta.

29 Dhjetor 2024, 09:26 Nga r.ll
Aksidenti më vdekjeprurës i aviacionit në Korenë e Jugut
pamjet nga kerkimet

KOREJA E JUGUT- Numri i viktimave nga aksidenti në aeroportin në Korenë Jugperëndimore është rritur në 151. Nga 181 pasagjerë që ndodhenin në avionin që u përplas me një mur pas uljes emergjente, vetëm dy anëtarë të ekuipazhit, u nxorrën të gjallë nga rrënojat. Ekipet e shpëtimit të cilët ndodhen ende në vendin e ngjarjes paralajmëruan se shanset për të gjetur të mbijetuar të tjerë janë të pakta.

Fluturimi i Jeju Air 7C 2216 nga Bangkok mbante 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kur aksidenti tragjik ndodhi në aeroportin në qarkun Muan, pak pas orës 9 të mëngjesit me orën lokale.

Kjo është ngjarja më vdekjeprurëse e aviacionit që ka goditur Korenë e Jugut që nga viti 1997, kur një Boeing 747 i Korean Airlines u rrëzua në xhunglën e Guamit, me humbjen e 228 jetëve. Shefi ekzekutiv i Jeju Air, kompania më e madhe me kosto të ulët në Korenë e Jugut, tha se avioni nuk kishte shfaqur "asnjë shenjë problemi" përpara aksidentit të së dielës.

Zyrtarët lokalë të zjarrfikësve dhe ekspertët e aviacionit thonë se një lloj mosfunksionimi i mjeteve të uljes ishte i mundshëm. Lee Jeong-hyun, kreu i Departamentit të Zjarrfikësve në Muan, gjithashtu informoi mediat duke thënë se shkaku vlerësohet të jetë shfaqja e një goditjeje nga shpendë ose moti i keq.

aksident ne korene e jugut

Sondazh

Poll