Aksident tragjik në Korenë e Jugut, avioni me 181 pasagjerë rrëzohet teksa po ulej në pistë, 122 persona humbin jetën
foto nga aksidenti KOREJA E JUGUT- Një aksident tragjik ka ndodhur në një aeroport në Korenë e Jugut, pas rrëzimit të n...
Tragjedia ka ndodhur pasi avioni i tipit Boeing 737-8AS është përplasur me zogjtë në fluturim, duke shkaktuar një mosfunksionim në sistemin e rrotave.
KOREJA E JUGUT- Një aeroplan me 181 pasagjerë është përplasur me një mur teksa po bënte ulje emergjente në aeroportin Muan në Korenë Jugperëndimore. Vetëm dy persona, një burrë dhe një grua, anëtarë të ekuipazhit, arritën të nxirren të gjallë, ndonëse të plagosur rëndë, ndërsa 122 të tjerë janë gjetur të pajetë dhe numri pritet të rritet.
Videot e transmetuara në rrjete sociale tregojnë avionin Boeing duke bërë ulje, me rrotat poshtë dhe tym që del nga motorët. Më pas godet një mur dhe shpërthen në zjarr.
BREAKING: Video shows crash of Jeju Air Flight 2216 in South Korea. 181 people on board pic.twitter.com/9rQUC0Yxt8
— BNO News (@BNONews) December 29, 2024
Sipas raportimeve të deritanishme, tragjedia ka ndodhur pasi avioni i tipit Boeing 737-8AS është përplasur me zogjtë në fluturim, duke shkaktuar një mosfunksionim në sistemin e rrotave.
“Shkak i aksidentit dyshohet të jetë përplasja me shpendë në kombinim me kushtet e pafavorshme të motit. Megjithatë, shkaqet e sakta do të shpallen pas hetimit”, tha Lee Jong-hyun , komandant i Departamentit të Zjarrfikësve Muan, gjatë një konference për shtyp.
Autoritetet kanë sqaruar se aksidenti i tmerrshëm i avionit që kryente fluturimin JJA-2216 ka ndodhur sot në orën 09:03 me orën lokale. Boeing, i cili hyri në shërbim në gusht 2009, kishte 181 persona në bord: 175 pasagjerë, duke përfshirë dy shtetas tajlandez dhe një ekuipazh prej gjashtë anëtarësh.
Presidenti i Koresë së Jugut Choi Sang-mok kryesoi një mbledhje urgjente të kabinetit të tij dhe shkoi në vendin e tragjedisë pas mesditës, ku siguroi se do të bëhet çdo përpjekje e mundshme për të shpëtuar jetë dhe për të ofruar çdo ndihmë për të lënduarit dhe të afërmit e viktimat.
Ky është aksidenti i parë fatal që përfshin një avion të Jeju Air, një nga linjat ajrore më të mëdha me kosto të ulët e krijuar në 2005. Më 12 gusht 2007, një Jeju Air Bombardier Q400 me 74 pasagjerë doli nga pista në aeroportin e Busanit, duke shkaktuar lëndime të lehta në shtatë persona. Në përgjithësi, përplasjet e avionëve janë të rralla në Korenë e Jugut. Më e keqja në historinë e saj ndodhi kur një Boeing 767 i Air China në rrugë për në Busan nga Pekini u rrëzua në prill 2022, duke vrarë 129 njerëz.
foto nga aksidenti KOREJA E JUGUT- Një aksident tragjik ka ndodhur në një aeroport në Korenë e Jugut, pas rrëzimit të n...
Foto ilustruese SHBA- Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Do...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do ti nënshtrohet një operacioni. Mësohet se ai do të shtrohet&nbs...
Helikopteri SHBA- Një kompani e re amerikane po zhvillon një helikopter gjysmë autonom i cili mund të përdoret për ...
Çokollata në formë veze për Pashkë ANGLI- Britanikët u hutuan dhe u çuditën kur panë në raftet e...
Foto ilustruese SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, në një telefonatë me Ministrin e Jashtëm të Turqisë Hakan ...
pROTESTA SHKUP- ‘ALARM!! – Duam ajër të pastër’, ‘E ardhmja nuk shihet nga smogu’, ‘Ajri ynë ë...
Foto ilustruese RUSI- Gazprom i Rusisë njoftoi sot se do të ndalojë eksportet e gazit natyror në Moldavi nga 1 jana...
Kërmi MAROK- 1300 kërmij të vegjël janë lënë të lirë të lëvizin në një...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi të shtunën kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico për hapje...