Bota

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të shtrohet në spital të dielën, do t'i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës

Netanyahu pritet të shkojë në spital të dielën për t'iu nënshtruar operacionit. Në fillim të këtij viti, ai u operua për një hernie ndërsa vitin e kaluar iu vendos një stimulues kardiak.

28 Dhjetor 2024, 22:20 Nga N.F
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të shtrohet në spital
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do ti nënshtrohet një operacioni. Mësohet se ai do të shtrohet  në spital për të hequr prostatën. Lajmin e ka konfirmuar zyra e Kryeministrisë. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e një zmadhimi të prostatës.

Netanyahu pritet të shkojë në spital të dielën për t'iu nënshtruar operacionit. Në fillim të këtij viti, ai u operua për një hernie ndërsa vitin e kaluar iu vendos një stimulues kardiak. Njoftimi vjen pasi ushtria izraelite bastisi një nga spitalet e fundit funksionale në veri të Gazës, duke arrestuar drejtorin e tij. Izraeli ka qenë në luftë me Hamasin për më shumë se 14 muaj që nga sulmet e 7 tetorit, në të cilat u vranë rreth 1200 njerëz dhe u rrëmbyen 250 të tjerë.

Më shumë se 45,400 palestinezë, mbi gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe më shumë se 108,000 të tjerë janë plagosur, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, e cila nuk bën dallim midis civilëve dhe luftëtarëve.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll