Bota

Aksident tragjik në Korenë e Jugut, avioni me 181 pasagjerë rrëzohet teksa po ulej në pistë, 122 persona humbin jetën

Sipas shërbimit zjarrfikës, shumica e pasagjerëve dhe ekuipazhit ende të pa gjetur supozohen të vdekur.

29 Dhjetor 2024, 07:34 Nga r.ll
Aksident tragjik në Korenë e Jugut, avioni me 181 pasagjerë
foto nga aksidenti

KOREJA E JUGUT- Një aksident tragjik ka ndodhur në një aeroport në Korenë e Jugut, pas rrëzimit të një aeroplani me 181 pasagjerë ku 122 prej tyre kanë humbur jetën. 

Avioni Jeju Air, po kthehej nga Bangkok në Tajlandë dhe u rrëzua teksa po ulej në piste pak pas orës 09:00 me kohën lokale. Ai doli nga pista dhe u përplas me një mur në Aeroportin Ndërkombëtar Muan në jugperëndim të vendit, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Pasagjerët në bordin e fluturimit përfshinin 173 koreano-jugorë dhe dy tajlandez, shkruajnë mediat e huaja. Sipas shërbimit zjarrfikës, shumica e pasagjerëve dhe ekuipazhit ende të pa gjetur supozohen të vdekur.

Numri i të mbijetuarve mbetet dy të cilët janë anëtarë të ekuipazhi. Shkaku i rrëzimit ende nuk dihet, por mediat lokale raportojnë se mund të jetë shkaktuar nga kapja e zogjve në sistemet e avionit.

aksident ne korene e jugut

Sondazh

Poll