Politike

Berisha: Lal vjedhësi është i pakallur! Në bashki kanë nisur të thërrasin poshtë Erion Veliaj, rroftë Blendi Gonxhe

Berisha u shpreh se Veliaj është i pakallur dhe se meritë të jashtëzakonshme kanë qytetarët e Tiranës që pikërisht në të 40-tat e tij e kallën. Sipas tij qytetarët e varën Veliaj në shtyllën e turpit të mbarë Europës.

28 Dhjetor 2024, 20:00 Nga N.F
Berisha: Lal vjedhësi është i pakallur! Në bashki kanë
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me degën e PD Kamëz. Gjatë fjalës së tij Berisha fol në lidhje më reagimin e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me kërkesën e kreut të PD-së për dorëheqjen e tij.

Berisha u shpreh se Veliaj është i pakallur dhe se meritë të jashtëzakonshme kanë qytetarët e Tiranës që pikërisht në të 40-tat e tij e kallën. Sipas tij qytetarët e varën Veliaj në shtyllën e turpit të mbarë Europës. Berisha shtoi se nuk ka sot një kryebashkiak që të jetë i bërë zift i zi si ai me vjedhjet që ka kryer.

Fjala e Berishës:

Për të kuptuar se ç’përfaqësojnë këta moralisht, u ftoj të lexoni reagimin që ka bërë Lal Vjedhësi sot ndaj kërkesës sime që në rast se ai nuk kthehet, Edi Rama të japë dorëheqjen. Kaq ishte kërkesa. Por ky është i shkonfiguruar, ky është i pakallur dhe kanë meritë të jashtëzakonshme qytetarët e Tiranës, që pikërisht në të 40-tat e tij, e kallën. E varën në shtyllën e turpit të mbarë Europës. Nuk ka sot një kryebashkiak që të jetë i bërë zift i zi si ai me vjedhjet që ka kryer.

Tani, mendoni ju se ai është i vetëm. Absolutisht, kudo t’i prekësh, këta drejtues njësoj si ai janë.
Por Edi Rama është më i madh se ai. Po Lubi Balluku që ndërton 13 kilometra rrugë me 14 kontrata. Po të gjithë këta kudo që t’i kapësh. Atëherë, të deleguarit e tyre kudo që t’i shihni, do t’i gjuani me zezë, do t’i gjuani me domate. Hajdutë, nuk keni vend, shkoni në punën tuaj. Se po të shkoni tani në bashkinë e Tiranës, ua them unë ju, gjer para një muaj ata bënin rroftë Erion Veliaj, poshtë Edi Rama se donin ta shihnin Erin kryeministër se e dinin se do vidhnin edhe më shumë. Tani, poshtë Veliaj, rroftë Blendi Gonxhe. Gonxhe është një hajdut i paimagjinueshëm.


Po, janë të sotme këto që u them. Edhe tjetrën, ne bëmë opozitën. Radiografinë ua bëmë ne atyre. U treguam se çfarë janë këta, çfarë përfaqësojnë këta. Këta kanë vjedhur qindra milionë.
Shtroni pyetjen vetes, ku shkuan 130 milionë euro të djegësit të Tiranës. Edhe ky Rakip Velia ka marrë para aty me strajcë. Ku shkuan? Skapi i partisë nuk do t’ia dijë. Nuk ka kthyer një qindarkë nga 130 milionën euro. Ku shkuan 100 milionë euro të sterilizimeve, për të cilët paguat 83 herë më shumë se sa t’i merrte Edi Rama me Ilir Beqën? Të gjitha shkuan në bankat offshore dhe të fshehura në Dubai etj. Asnjë qindarkë nuk gjendet nga Skapi i partisë.

berisha veliaj

Sondazh

Poll